Champions League Futboll Sport

“E MAHNITSHME”/ Xherdan Shaqiri rrëfen ndjesinë e fitores ndaj PSG-së

Liverpooli mori një fitore të merituar në Champions League në ndeshjen që zhvilloi përballë skuadrës së PSG-së.

Për Xherdan Shaqirin, i cili u hodh në fushë nga trajneri Klopp si zëvendësues në pjesën e fundit të lojës, kjo fitore është shumë e rëndësishme.

“Ishte e mahnitshme. Ndodh gjithmonë kështu kur fiton para tifozëve, të cilët ishin të mrekullueshëm po ashtu. Ishte një fitore e madhe për të gjithë. E ndjeva gjatë lojës se sa të zhurmshëm ishin tifozët tanë. Ishte një ndeshje e mirë për tu parë.

Ne luajtëm shumë mirë gjatë 90 minutave. Nëse do të barazonim në këtë ndeshje do të ndiheshim të mërzitur. Duhet të fitonim për sa i përket performancës që bëmë dhe ia arritëm.

Për të qenë të suksesshëm gjatë gjithë sezonit, ne kemi nevojë për çdo lojtar. Kemi shumë ndeshje të vështira, kështu që çdo lojtar duhet të jetë gati. Kemi një skuadër të mirë dhe çdo lojtar do të jetë i rëndësishëm gjatë sezonit”, tha Shaqiri.

Related posts

“AI ËSHTË MË I MIRI I HISTORISË”/ Flet Talenti i Real Madrid: Nuk mund të krahasohem me…

Delo.autor

LEGJENDA E ROMËS/ Dëshirë e mbetur peng, Totti: Këta dy lojtarë i doja në Romë

Isa.Autor

SKANDAL/ Posedonte armë dhe lëndë narkotike, arrestohet lojtari i klubit të Serisë A (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment