Futboll La Liga Sport

U KTHYE NË PRIORITET PËR MERKATON E VERËS/ Barcelona arrin marrëveshjen me klubi holandez për…

Ditën e martë presidenti i Barcelonës, Joseph Maria Bartomeu ishte në Amsterdam për të zhvilluar takimin në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA).

Në këtë mbledhje që u zhvillua në Holandë, Bartomeu pati shansin të takohet edhe me Edwin van der Sar, CEO i Ajax, për të cilin nuk foli vetëm për projektin e klubeve evropiane, por pati edhe një marrëveshje për operacionin “De Ligt”, sipas medies katalanase “Sport”.

Mbrojtësi i Ajax është kthyer në prioritet për Barcelonën dhe duket se klubet kanë arritur marrëveshje mes tyre. Ajax është i hapur për të shitur talentin e tyre, ashtu siç bënë me Frenkie De Jong, Barcelona është e gatshme të ofrojë shumën prej 70 milionë euro.

Deri këtu gjithçka është e përfunduar. Tani duhet që vetë lojtari të bindet, mirëpo një agjent si Mino Raiola dhe me Juventus e PSG që kanë hyrë në negocim të thelluar, duhen rregulluar disa bonuse për lojtarin, i cili është duke pritur ofertën më të mirë, me kushte ekonomike të kënaqshme, duke parë që për të interesohen klubet më të mëdha në Europës.

Gazeta “Sport” bën me dije se De Ligt ka vendosur që do të sqarojë të ardhmen e tij para ndeshjeve me Juventusin për Champions League, në mënyrë që të jetë i qetë për të ardhmen e tij dhe të luajë pa presion ndeshjet e mbetura.

Për këtë pritet që drejtuesit e Barçës të ulen në tavolinë me Mino Raiolën dhe të mbyllin marrëveshjen brenda pak ditësh, duke qenë se edhe vullneti i lojtarit është që të shkojë në Barcelonë, ashtu siç bëri shoku u tij, De Jong.

Related posts

PAS DY MUAJSH PRITJE/ Trajneri Mourinho zbarkon në Romë, tifozët e klubit i bëjnë pritjen surprizë (FOTO)

Delo.autor

Shpëtim Duro: S’është si ndeshja e Kupës, presioni mbi Flamurtarin

Sadik.Autor

Arsenal/ Zyrtare: Wenger dënohet me tri ndeshje

Q.Autor

Leave a Comment