Futboll Sport

E MUNDI FLAMURTARI/ Trajneri Kostiç largon presionin: Rezultatet do vijnë

Milosh Kostiç është në fije të perit. Ka ardhur në Shqipëri në verë, u mund keq në dy ndeshjet e shëmtuara në çdo drejtim në Europa League, është mundur edhe në tre ndeshjet e para të kampionatit. Megjithatë, trajneri i Luftëtarit ruan qetësinë dhe është i bindur se kthesa do të vijë, duke folur pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Nuk e prisnim që të mos merrnim asnjë pikë pas tre takimesh. Sot ne krijuam raste, por nuk mundëm që të shënonim. Ne pësuam nga një gabim i joni. Kjo është një situatë jo e mirë. Kam përgjegjësitë e mia për rezultatet. Ne kemi lojtarë të rinj dhe punojmë fort dhe shumë. Besoj se së shpejti do të vijnë dhe rezultatet. Ndonjëherë duhet dhe pak fat. Na ka munguar dhe përvoja dhe do punojmë që të vijnë ditë më të mira për skuadrën. Nuk është se kam ndonjë ultimatum nga drejtuesit e klubit, por duhet që të rikuperojmë forcat në këtë periudhë pushimi dhe për t’u përmirësuar e për të evituar problemet e shfaqura në këto javë të para”.

Kostiç e pranon se Luftëtari nuk ka shumë cilësi në këtë moment dhe duhen ndryshime: “Realisht mund të ketë nevojë për të bërë ndryshime, kemi bërë gabime individualë, në pasime. Kemi mungesë cilësie në skuadër, kemi lojtarë të dëmtuar dhe të pezulluar. Rroca, Jackson dhe Jakovljevic nuk ishin këtë ndeshje. Nuk duam që t’i vendosim nën presion lojtarët e rinj. Nuk na kanë ardhur nga moduli gabimet, ndaj do të bëjmë vetëm ndryshime të vogla. Na kanë munguar disa lojtarë me shumë eksperiencë dhe kjo duhet thënë”.

Related posts

E BUJSHME/ Shqiptari Armando Broja firmos kontratë profesioniste me Çelsin

F.autor

BARCELONA-ATHLETIC BILBAO/ “Katalanasit” kërkojnë “hakmarrjen” për finalen e Superkupës së Spanjës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“GASPERINI ËSHTË TRAJNER IDEAL PËR JUVENTUS”/ Ish-sulmuesi këshillon “bardhezinjtë”: Stili i tij i lojës është…

Delo.autor

Leave a Comment