Futboll La Liga Sport

KAMPION I MADH/ Përmbytjet në Majorka: NADAL hap dyert e Akademisë për…

Gjashtë të vdekur (2 prej tyre turistë britanikë), disa persona të humbur dhe dëme të pallogaritshme kanë sjellë përmbytjet e ditëve të fundit në Majorka të Spanjës. Një situatë e rëndë krijuar sidomos në komunën e Sant Llorenc, ku qindra persona janë të pastrehë për shkak të dëmeve të shkaktuara nga shirat, rrëshqitja e dheut dhe përmbytjet.

Personazhi më i njohur në botë nga Majorka mbetet padyshim tenisti Rafael Nadal, që ka lindur dhe jeton në qytezën e Monacor dhe ngjarjet e ditëve të fundit kanë prekur pa masë numrin 1 në botë për meshkuj. Ndaj dhe ka vendosur që të ndihmojë në mënyrën e tij personat që janë në nevojë.

Përmes një mesazhi në “Twitter” të bërë publik sot, Rafael ka deklaruar se dyert e Akademisë së tij janë të hapura për të mirëpritur të gjithë personat që nuk kanë një shtëpi, duke u ofruar fjetje dhe ushqim. “Kjo është një ditë e trishtuar për Majorkën dhe shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e viktimave. Monacor është shumë pranë Sant Llorens, ndaj vendosëm të hapim dyert e “Rafael Nadal Academy” për të mirëpritur të pastrehët dhe ata që kanë nevojë për një vend për të qëndruar”, shkruan Nadal.

 

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Granada-Real Madrid. Rezultati 1-4

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Ventspils-Teuta. Rezultati 1-0

Delo.autor

SHERRI ME PEREZ-MARCELO/ Sergio Ramos: Ngjarjet e fundit kanë qenë katastrofike, nuk jam…

Delo.autor

Leave a Comment