Futboll Premier League Sport

E PABESUEHME/ “Ja pse e kisha fiksim numrin 10 të Philippe Coutinho te Liverpool”

Sadio Mane thotë se nuk kishte asnjë hezitim, kur iu dha mundësia për të zëvendësuar Philippe Coutinho si nr.10 i Liverpool, gjatë verës. Largimi në muajin janar i brazilianit te Barcelona e la numrin e tij në “Anfield” të lirë për fillimin e sezonit 2018-2019. Dhe, duke qenë se e kishte mbajtur këtë numër në fanellë te Red Bull Salzburg, Southampton dhe Senegali, ky ishte një kalim i natyrshëm për Mane.

“Isha shumë i lumtur ta merrja numrin e fanellës së Coutinho, sepse gjithmonë kam mbajtur “10” mbi shpinë, kudo që kam luajtur, – shpjegoi Mane për “Liverpool Echo”. – Kur erdha për herë të parë te Liverpool, Philippe (Coutinho) e kishte atë numër, kështu që isha i lumtur me “19”. Por, kur ai u largua, mendova: është i lirë, dua ta marr numrin 10, sepse gjithmonë ka qenë numri im i preferuar. Kudo që kam luajtur, kam veshur fanellën me nr.10, tani e mbaj atë edhe te Liverpool.

Sinqerisht, për momentin nuk kam presion. Unë mund të them se kemi një ekip të mirë, kemi marrë pikët e plota në kampionat. Pra, pse të krijojmë presion? Besimi është këtu, sepse po luajmë mirë dhe po fitojmë lojërat. Kështu do të përpiqemi të kalojmë ga ndeshja në ndeshje. Është vetëm fillimi i sezonit, ndaj duhet të jemi më të fokusuar se kurrë. Këtë sezon besojmë se gjithçka është e mundur”.

Related posts

KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Gjici: Pakult na la me probleme, kualifikimi ishte…

Isa.Autor

“KY ËSHTË MUAJI…”/ Griezmann kërkon kohë për t’u kuptuar në fushë me Messin dhe Suarezin

Delo.autor

Komenti epik i klubit italian për Ronaldon: Mëkat Juve, edhe ne ishim në garë…

Isa.Autor

Leave a Comment