Futboll Seria A Sport

SEZON KATASTROFAL/ GATTUSO ka tri ndeshje për të larguar FANTAZMËN e CONTES

Barazimi i tretë radhazi në kampionat, kundër Empolit, e ka komplikuar në mënyrë të pashmangshme pozitën e Gennaro Gattusos në stolin e Milanit. Ish-mesfushori kuqezi është i vetëdijshëm se një fitore e vetme në 5 ndeshje është shumë pak për një klub të rinovuar në drejtim dhe ambicioz, si Milani.

Duke pasur parasysh momentet negative, të premten pasdite, e gjithë udhëheqja kuqezi udhëtoi për në “Milanello”, për të qenë pranë ekipit dhe trajnerit. Aty ishin presidenti Paolo Scaroni, Singer Jr., disa anëtarë të bordit drejtues, Leonardo dhe Paolo Maldini.

Për momentin, sipas raporteve nga “La Gazzetta dello Sport”, Gattuso nuk ka marrë asnjë ultimatum, por, siç ka qenë gjithmonë, për të vendosur të ardhmen e tij do të jenë vendimtare rezultatet e tri ndeshjeve në vazhdim. Milani do të përballet me Sassuolo, Olympiacos dhe Chievo, në Seria A dhe “Europa League”, në shtatë ditë. Kjo është periudha e “provës”, ku kërkohen sinjale reflektimi nga Gattuso dhe kuqezinjtë.

Nëse vetë trajneri ishte i zhgënjyer dukshëm pas barazimit të fundit 1-1, ai nuk mund të japë një pikë të qartë kthese. Situata përpara derbit do të ishte për Gattuso mëse e komplikuar, me fantazmën e Antonio Contes që do të fillojë të rrijë pezull, rreth tij në stolin kuqezi.

Në rast se situata do të precipitojë, tekniku salentino është në krye të listës së dëshirave të drejtorit teknik, Leonardo. Formalisht, Conte është i lirë të vendosë për klubin që preferon, por ka një problem me Chelsean.

Në nëntor do të jetë e seanca e parë gjyqësore e tij me pronarin e bluve të Londrës, Roman Abramovich, nga i cili kërkon jo më pak se 10 milionë euro, të parashikuara në kontratën e tij, në rast të ndërprerjes së njëanshme dhe të hershme të bashkëpunimit.

Related posts

KUSHTON 80 MILIONË EURO/ Manchester United piketon zëvendësin e Pogba në Spanjë…

Delo.autor

Çmenduri në merkato, Chelsea ofron dy ‘yje’ në shkëmbim të Icardit

Sadik.Autor

ZBARKIMI I GRIEZMANN TEK BARCELOONA/ Presidenti i La Ligas hedh “bombën”:Mund të bllokohet…

Delo.autor

Leave a Comment