Futboll Sport

E PABESUESHME/ Hyri në HISTORI duke mundur MESSIN, la futbollin për të luajtur…(VIDEO)

Uendell Lira është nga ata futbollistë, që janë bërë të famshëm nga një moment i vetëm dhe që pas atij momenti, i kanë dhënë fund karrierës së tyre. Lira luante me një skuadër modeste në Brazil (Goianesia) dhe ka mjaftuar një supergol që ai shënonte ndaj Atletiko Goianesias që të merrte vëmendjen e shumë skuadrave europiane.

Me atë gol të shënuar, Lira fitonte çmimin “Puskas” në vitin 2015, duke mposhtu në finale Leo Mesin. Megjithatë, ai çmim i fituar nuk ka ndryshuar asgjë në jetën e futbollistit që u detyruar të tërhiqej për shkak të vështirësive ekonomike.

Në një rrëfim për “BBC”, Lira ka rrëfyer momentet më të vështira të jetës së tij, duke treguar edhe momentet kur donte t’i jepte fund jetës. Pas largimit nga futbolli i luajtur, ia vendosi të merrej me lojëra elektronike siç është FIFA, pasi sipas Lirës, përfitimet financiare janë më të mëdha duke luajtur FIFA. Ai merr pjesë në kampionate të ndryshme që organizohen dhe në rrjetin social “Youtube” numëron rreth 500 mijë ndjekës.

“Mora makinën dhe nisja të ecja në maksimum për dy orë, duke shpresuar që të përplasem me ndonjë kamion. Nuk kisha para për të blerë qumësht për vajzën time dhe isha shumë i stresuar pasi nuk kisha një punë dhe as të ardhme. nuk e shihja dot veten në pasqyrë.

Njerëzit mendojnë se pse fitova çmimin ‘Puskas’ do të merrja pagë të madhe, por në të vërtetë ky nuk ishte rasti im. Tani kam vetëm një dëshirë, të jem kampion bote në FIFA”, u shpreh Lira.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Conte e nis me fitore te Tottenham, por vëmendjen e merr portieri që imitoi Neuer (VIDEO)

Delo.autor

Silvia Carusso, “hajmalia” seksi e Lazios

Sadik.Autor

ELEMINIMI NË BOTËROR/ Menaxheri i LOW SULMON OZILIN: E ndërtoi ai këtë KAOS

Isa.Autor

Leave a Comment