Futboll Premier League Sport

E PAPRITUR/ I frikësohet sanksioneve të SHBA-së, miliarderi gati të shesë klubin e madh

Njëri prej biznesmenëve më të fuqishëm rus në Perëndim Roman Ambramovich, që për 15 vjet është president i Chelseat po mendon seriozisht pas kaq vitesh të shesë asetet e klubit londinez.

Shkak janë bërë rreziqet që SHBA-ja mund të marrë ndaj biznesmenëve rus për shkak të konflikteve të shpeshta diplomatike midis shtetit amerikan dhe Rusisë në vitet e fundit.

Fillimisht u raportua se biznesmeni rus ka refuzuar plot 2.5 miliardë € ofertë dhe do të presë deri në fillimin e vitit tjetër oferta e reja. Synimi i tij është që nga shitja e aseteve e klubit të Chelseat të përfitohet një shifër rekord prej 3.5 miliardë €.

Ambramovich nuk qëndron prej një kohe të gjatë në Britaninë e Madhe, pasi i është refuzuar rinovimi i vizës nga shteti britanik. Kjo e ka detyruar që të largohet për një kohë të gjatë.

Related posts

UEFA e lë jashtë treshes/ “Shpërthen” BALE: Paneli duhet të pushohet nga puna

Isa.Autor

ËSHTË LIDERI I PORTUGALISË/ Klubi i kthyer në Premier merr kampionin e Europës

Isa.Autor

ZYRTARE/ Nuk u paraqit si pasojë e Covid-19, ekipi i Emanuele Ndoj eliminohet zyrtarisht nga…

Delo.autor

Leave a Comment