Futboll Seria A Sport

ANALIZA TAKTIKE/ Derbi i parë në kohë “COVID”, Milani i rrjedhshëm. Interi ka shpejtësi, ja ku vendoset sfida

Ai i së shtunës do të jetë derbi i parë i Milanos pas shpërthimit të pandemisë së “COVID-19”, e cila do të ndikojë edhe në zgjedhjet taktike. Sidoqoftë, karakteristikat e ekipeve nuk ndryshojnë. Konte ka një sistem loje që parashikon fantazistin, i cili duhet të tërhiqet pak për të vertikalizuar ose për të hapur lojën në korsitë anësore. Në këtë mënyrë zikaltrit do të kenë një lojtar mes reparteve armike ku mund të bëjë diferencën.

ÇËSHTJE PRESIONI – Kjo veçori interiste kërkon më shumë vëmendje nga milanistët të cilët duhet të jenë të zotët në mbulimin e territorit përpara mbrojtjes. Një nga “kleçkat” e derbit do të jetë pikërisht puna që Kesi apo Benaser do të bëjnë ndaj Barelës apo Eriksenit në përpjekje për të ulur shpejtësinë e dyshes interiste. Në derbin e 9 shkurtit, Pioli u pati kërkuar fantazistëve të tij anësorë që të mbyllnin hapësirat për qendërmbrojtësit zikaltër, në mënyrë që këta të fundit të mos vertikalizonin për mesfushorët. Kur Milani vendoste për të bërë presion në thellësi të territorit internist, atëherë fantazistët e krahut kishin për detyrë të mbulonin “anësorët” e mbrojtjes me tre lojtarë të Interit. Këtu qëndron edhe një tjetër detaj që nuk duhet nënvlerësuar sepse nëse milanistët gabojnë në presion, rivalët mund ta gjejnë veten në epërsi numerike. Në një rast të tillë Kesi e Benaser do të duhet të mbyllin hapësirat për mesfushorët qendrorë të Interit, teksa qendërmbrojtësit kuqezinj do të detyrohen të zgjedhin mes markimit të pykave interiste apo të presionit ndaj fantazistëve të Kontes.
download
ZGJIDHJET E INTERIT – Edhe Antonio Konte duhet të zgjidhë disa probleme e me siguri më i madhi për të është reduktimi në minimum i pasimeve për Zlatan Ibrahimoviçin. Suedezi nuk duhet lënë i qetë sepse pikërisht nga lëvizjet apo pasimet e tij zhvillohet edhe sulmi milanist. Me 39- vjeçarin si pikë referimi dhe krijues hapësirash, tre fantazistët e Milanit kanë më shumë liri veprimi, pa harruar që në manovër shtohen edhe mbivendosjet e Kalabrias apo Teo Hernandezit. Cikloni i djemve të Piolit ka rezultuar problematik për shumë ekipe sepse është i vështirë për t’u deshifruar, ndaj mbrojtësit e Interit mund ta gjejnë veten me detyrat më të vështirat të mbrëmjes milaneze, në derbin e 17 tetorit.

INTERIIIII

MILANIIIII

Related posts

Lojtari i Anglisë me çorape me vrimë në ndeshjen kundër Belgjikës, “plas” gallata në internet

Isa.Autor

FINALJA CHAMPIONS NË “WANDA METROPOLITANO”/ Biletat kushtojnë sa një shtëpi në Shqipëri

Delo.autor

VIJON PËRGATITJET/ Teuta sfidon Strugën, testi i fundit për durrsakët para ndeshjeve të Champions-it

Delo.autor

Leave a Comment