Futboll Sport

E PARITUR/ Tre vjet më parë e donte gjithë Europa, tani përfundon te Portimonense

Jackson Martinez është kthyer në Europë dhe do të luajë në kampionatin portugez, atje ku nisi gjithçka. Parabola e sulmuesi kolumbian, një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e vitit 2015 kur shkoi te Atletico Madrid për 35 milionë euro, ka përfunduar në Portimao të Portugalisë, te ekipi Portimonense.

12 milionë euro në vit, që i fitoi gjatë dy viteve në Kinë me Guangzhou Evergrande mund t’i shijojë te Portimonense e vogël.

“Jack is back”, por nga ai qendërsulmues që bëri për vete të gjithë me fanellën e Portos ka mbetur shumë pak. Kur u largua nga “Dragao” mund të zgjidhte çdo vend të Europës për të vazhduar karrierës, por u bind më shumë nga Atletico Madrid, pavarësisht se kishte arritur një marrëveshje paraprake me Galliani, për të shkuar te Milan.

Aventura në La Liga u mbyll vetëm me tre gola, në shkuar 2016, kur Guangzhou Evergrande pagoi 42 milionë euro për ta marrë dhe i ofroi një pagë prej 12 milionë eurosh. Mes një dëmtimi e probleme me klubin, ai luajti vetëm 16 ndeshje në Kinë, duke shënuar 4 gola. Ndeshja e fundit zyrtare ka qenë në tetor 2016.

Tani është sërish në Portugali, atje ku shënoi 92 gola në 132 ndeshje, gjatë tre viteve me Porto.

Portimonense ka si objektiv mbijetesën, ndërsa Martinez të rikthehet si protagonist. Koha do ta tregojë…

Related posts

Thiago Silva i frikëson të gjithë: Neymar mungon ndaj…

Q.Autor

GAFË NË STADIUMIN “ELBASAN ARENA”/ Shikoni se çfarë ka ndodhur pak përpara fillimit të sfidës Kukësi-Vllaznia (FOTO)

Delo.autor

DOKUMENTI/ Zbardhen akuzat e Icardit kundër Inter, klubi e hoqi edhe nga… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment