Futboll La Liga Sport

SOT KUSHTON 200 MILIONË EURO/ Barcelona dhe Tottenham refuzuan blerjen e ASENSIO

Marco Asensio mund të kishte nënshkruar kontratë me Tottenham Hotspur ose FC Barcelona, përpara se Real Madrid të arrinte marrëveshjen me Mallorca, por që të dy klubet refuzuan të dërgonin një ofertë për sulmuesin e ri. Lajmi është bërë publik nga media spanjolle “Mundo Deportivo”.

Zbuluesi aktual i talenteve të Barcelonës, Ramon Planes, që vite më parë ka punuar për Tottenham, kishte sugjeruar që Spursat duhet të blinin Asension, pas një ndeshje që Mallorca luajti ndaj Zaragoza, në vitin 2014. Do të kishte qenë një transaksion shumë i lirë në kosto për klubin nga Londra, por në përfundim ata vendosën të mos nënshkruajnë me futbollistin.

Real Madrid shpenzoi € 4 milionë për Asensio dhe tashmë ai është një prej talenteve më premtues të futbollit europian. Sulmuesi mund të luajë si titullar për Los Blancos këtë sezon pas largimit të Cristiano Ronaldos, dhe deri tani ai ka performuar në mënyrë të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit të ri të Real Madrid, Julen Lopetegui. Asensio është vetëm 22 vjeç dhe ka akoma vend për përmirësim për të pasuruar edhe më shumë potencialin e tij.

Related posts

Goli i parë i Izraelit bën xhiron e internetit, ja çfarë shkruajnë mediat botërore (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

AS MURINJO, AS ANÇELOTI/ Brazili tani mendon të ulë në stol rekordmenin e Ligës së Kampionëve

F.autor

U LARGUA NGA BARCELONA PAS GJYSMË SEZONI/ Ja çfarë shkruan Boateng për klubin dhe tifozët (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment