Futboll Premier League Sport

E PAZAKONTË/ Klubi AMATOR në ANGLI i shet FANELLAT për një shifër REKORD

Clapton Community Football Club, skuadër angleze që luan në Middlesex County Footbabal League, është bërë i pasur papritur. Marketing ka sjellë të ardhura të paparashikuara dhe klubi po shijon një sukses të befasishëm, por të mirëpritur. Çfarë ka të çuditshme?

Middlesex County Football League është kategoria e dymbëdhjetë e futbollit anglez. Dhe fanellat e shitura janë shumë. Më shumë se 200 njerëzit që ndjekin zakonisht ndeshjet e skuadrës. 2.500 mijë fanella të shitura, i gjithë prodhimi i mbaruar në pak orë, për rreth 60.000 sterlina. Por porositë nuk rreshtin. Veçanërisht nga Spanja, të gjithë duan uniformën e dytë të Clapton.

Çfarë ka ndodhur? E thjeshtë, klubi ka vendosur të nderojë me fanellën e tij Brigadat ndërkombëtare, grupi i vullnetarëve të huaj që ka mbështetur Repulikën e Dytë Spanjolle gjatë Luftës Civile. Kështu, uniforma për ndeshjet në transfertë është stolisur me tri ngjyrat e republikë, të verdhën, të kuqen dhe atë vjollcë. Edhe detajet kanë një domethënies.

Është ylli me tre cepa, symbol I Brigatave ndërkombëtare, por edhe slogani i famshëm “no pasaran” mbrapa jakës. Një uniform me të vërtetë e veçantë, që është vënë në re në gadishullin iberik dhe që ka nxitur një gjueti të vërtetë për fanellën. Deri në atë pikë sa faqja e Clapton në internet, e përmbytur nga kërsat e shumta, është bllokuar.

Një sukses me të vërtetë i paparashikueshëm edhe pë rata që kanë ideuar fanellën, deri në atë pikë sa klubi ka deklaruar për BBC: “Ka qenë një tronditje, prisnim të shisnim 250 fanella në një vit, jo 2.500 në dy ditë. Dhe nuk mendonim se tifozët spanjollë do të tërhiqeshin nga kjo fanellë, por jemi gjithsesi të kënaqur”.

E kuptueshme, duke parë se me të gjitha porositë që nuk janë dorëzuar akoma (Fuardian ka shkruar se janë mbi 5.000 mijë, por që pritet të rriten), është e lehtë të imagjinohet se arkat e Clapton, një klub që bazohet te investimet e tifozëve, do të përjetojnë sezonin më të mirë të të gjitha kohërave.

Të ardhurat e përgjitshme, duke marrë parasysh çmimin prej 30 sterlinash për fanellë, është rreth 200 mijë sterlina, një pjesë e së cilave do të jepen për fondin ndërkombëtar në kujtim të Brigadave. Po tifozët që duan fanellën? Do të duhet të presin, siç ka shpjeguar klubi në twitter. “Ju lutem, kini durim, do të kërkojmë t’i përgjigjemi të gjithëve sapo të jetë e mundur”. Natyrisht, ky mesazh ka qenë në gjuhën spanjolle, që nga anët e Londrës lindore po kthehet në gjuhën zyrtare.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti: Vlonjatët dominojnë të parën, vendosin Bushiç e Torasa (VIDEO)

Isa.Autor

​Nottingham spektakolar ndaj Arsenal, Wenger eliminohet nga FA Cup

Q.Autor

Napoli përgatitë ofertën, për mbrojtësin e Chelseat

Sadik.Autor

Leave a Comment