Futboll Premier League Sport

E SABOTUAN TË GJITHË/ OZIL falënderon këtë futbollist për mbështetjen

Ish-kampioni i botës Mesut Ozil ka falënderuar kolegun e dikurshëm te përfaqësuesja gjermane Jerome Boateng për mbështetjen e tij pas largimit nga ekipi kombëtar.

“Faleminderit për fjalët e tua, vëlla. Te Gjermania ke qenë gjithmonë një mik, i cili nuk më ka munguar edhe në momente të vështira,” shprehet Ozil nëpërmjet Instagram.

29-vjeçari Ozil i klubit të Premier League Arsenal është larguar nga përfaqësuesja gjermane pas Kupës së Botës pas skandalit të fotove me presidentin turk Recep Erdogan. Boateng ka kritikuar shokët e ekipit te Gjermania për heshtjen e tyre pas largimit të Ozil.

“Ku ishin shokët e ekipit, që falënderuar Ozil? Mesa duket nuk kanë dashur të flasin pasi kanë menduar se nuk do të dukeshin mirë në sytë e tifozëve gjermanë,” është shprehur Boateng.

 

Related posts

E BUJSHME/ ZIDANE ndez ëndrrat e TIFOZËVE të “djegur” për Champions: Shpresoj të kthehem në…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Manchester United do t’i kthejë miliona euro tifozëve nëse…

Delo.autor

Ronaldo njeriu i rekordeve në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment