Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arsenal troket në derën e Juventus-it për Kulusevski-n, pritet përgjigjja e “Bardhezinjve”

Arsenal vazhdon të shikojë nga Seria A për të përforcuar skuadrën e Mikel Arteta-s në merkaton e janarit.

Sipas Sky, klubi londinez, që kohët e fundit është vënë në lëvizje për Vlahovic të Fiorentina-s, duket se ka trokitur në portën e Juventus-it për Dejan Kulusevski-n.

Suedezi ka luajtur 15 ndeshje në këtë sezon, por vetëm dy si titullar: nuk është një mister që kërkon më shumë hapësira.

Tani pritet përgjigjja e Juventus, që në verë e vlerësonte ish-yllin e Atalanta-s 35 milionë euro dhe sot po mendon ta sakrifikojë për të arritur te sulmuesi serb i klubit vjollcë.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Laçi: “Çmendet” Danilo Alvesh, ndëshkon Selmanin me një SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

FITORE E VUAJTUR NDAJ VALENCIAS/ Griezmann nderon Atleticon

F.autor

WEST HAM-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer me “artileri të rëndë”, starton Ronaldo (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment