Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

EFEKTI “RONALDO”/ Portugezi sfidues për shokët: Kërkon të fitojë kudo ku merr pjesë

Fitorja është e vetmja gjë, që gjithmonë ka pasur rëndësi te Juventusi, por ardhja e Cristiano Ronaldos, nëse është e mundur, e ka ngritur më lart “stekën” e bardhezinjve. Gjithashtu, në trajnim.
Kampioni portugez, në fakt, në kohën kur luante me Real Madrid donte të sfidonte shokët e skuadrës me gara kalimtare, goditjet e lira. Një zakon që, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Cristiano nuk e ka humbur edhe në Torino.

Në fund të seancës stërvitore, CR7 shpesh i pyet shokët e tij për të qëndruar në fushë. Ai e bën këtë sidomos me Pjanic dhe Dybala, sfiduesit e tij në goditjet e lira, por edhe me shokë të tjerë si Douglas Costa, Alex Sandro dhe Mario Mandzukic. Të gjithë nën syrin vigjilent të Massimiliano Allegrit, i cili, ashtu si Cristiano Ronaldo, e do këtë lloj gjëje, siç dëshmohet nga sfidat me Pogba disa vite më parë.

Megjithatë, ajo e Cristiano Ronaldos për garat është një obsesion i vërtetë, aq shumë sa ish-partneri i tij, Patrice Evra, kohë më parë, tregoi një anekdotë të periudhës së kaluar me Mançesterin: “Pasi humbi në ping pong kundër Rio Ferdinand, ai ishte i tronditur. Menjëherë dërgoi kushëririn e tij për të blerë një tryezë të këtij sporti, në të cilën u trajnua për dy javë në mënyrë të vazhdueshme. Pastaj, e sfidoi përsëri Rio Ferdinand dhe fitoi para të gjithëve”.

Related posts

ALLEGRI ME “DHIMBJE KOKE”/ Dëmtimi në kavilje: JUVE pa sulmuesin ndaj Man United

Isa.Autor

KALIMI I RANGNICK TEK STOLI I MANCHESTER UNITED/ Klopp: Ky nuk është një lajm i mirë

Delo.autor

REZULTATET E LIGËS SË KOMBEVE/ Ukraina fiton me Sllovakinë, Danimarka “leksion” Uellsit

Isa.Autor

Leave a Comment