Futboll Seria A Sport

PLANI PËR TË NDALUR JUVEN/ Rivalët mendojnë që tani për transferimet e janarit

Klubet italiane po kërkojnë një përgjigje ndaj Juventusit, nëse ka një.  Dhe me afatin kalimtar të janarit që po vije, tashmë Inter, Milan dhe Napoli, kanë filluar të mendojnë për transferimet që do t’i bëjnë.  

Me një kundërshtar si Juve që nuk ka asnjë kufizim, pasi që e ka fuqinë financiare dhe atë të skuadrës, klubet tjera vazhdojnë të mendojnë për transferime në huazim, apo falas.

Marcelo mbetet objektiv i Zonjës së Vjetër për dimrin, pasi braziliani ka një miqësi të madhe me Ronaldon.

Corriere dello Sport tregon si qëndrojnë klubet tjera me planet e blerjeve.

Ballina e gazetës

Luka Modric mbetet ëndrra e madhe e Interit. Me Florentino Perezin që i akuzoi publikisht Interin, për formën që deshën ta rrëfenin lojtarin më të mirë aktual të tyre, ky transferimin nuk ka gjasa më të ndodh.

Perez madje shtoi se Interi deshi ta marr pa para lojtarin më të mirë të tyre.

Luka Modric (Foto: Getty Images)

Në anë tjetër te Milani është hapur një mundësi që të nënshkruajnë me Adrien Rabiot, por nuk do të jetë e lehtë.

Kjo pasi ai pëlqehet edhe nga Juventusi dhe Barcelona.

Neymar dhe Adrien Rabiot në Bernabeu, Foto: Getty Images

Përparësi në bisedime është se drejtori Leonardo e njeh mjaftë mirë kryesinë e Paris Saint-Germain, ku ka punuar ndër vite.  Përveç kësaj, lojtari është i shtyrë edhe nga nëna e tij, për një eksperiencë të re.

Të fundit janë Napoli, që dinë shpesh të godasin me emra jo të njohur, por që pastaj kthehen në yje.

Sllovaku Stanislav Lobotka i Celta Vigos thuhet se është dëshira e madhe e Carlo Ancelottit.

Lionel Messi në duel me Stanislav Lobotkan (Getty Images)

Napoli në vitet e fundit ka qenë kundërshtari më i madh i Juventusit për titull së bashku me Romën, dhe në edicionin e fundit ka shitur vetëm Jorginhon.

Related posts

E FUNDIT/ Manchester United nuk i plotësoi dëshirën mbrojtësit argjentinas

Isa.Autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Nuk kursehen në merkato, Goditja e dyfishtë e gjigantëve të Europës…

Delo.autor

MILAN KËRCËNON JUVEN/ “Djalli” mban ritmin e Inter, Pioli: Do provojmë t’i fitojmë të gjitha

F.autor

Leave a Comment