Futboll Seria A Sport

“EFEKTI SPALLETTI”/ Tre fitore në tetë ditë, INTERI “rilind” në javën vendimtare

Në minutën e 85 kundër Tottenhamit në disavantazh 0-1, pasi kishte humbur kundër Parmës e me 4 pikë në 4 ndeshje të Serisë A, Interi mund të cilësohej si një skuadër në krizë rezultatesh e loje. Spalletti ishte vënë në diskutim dhe polemikat ishin gati për të shpërthyer.

Pak minuta në Champions e dy ndeshje kampionati më pas, zikaltrit gjenden me 3 fitore brenda një jave. Kjo javë që mund të ishte makth, në fakt rezultoi ajo e rilindjes në klasifikim, me zikaltrit që treguan ambicie e karakter.

Nëse kundër Sampdorias të shtunën, suksesi erdhi në minutën e fundit, por ishte e merituar, sidomos për lojën në pjesën e dytë, me Fiorentinën goli i fitores erdhi në minutën e 78’, pas këmbënguljes së D’Ambrosios, ndërkohë që ekipi vjollcë po zotëronte takimin. Skuadra e Piolit luajti hapur, goditi shtyllë në pjesën e parë e krijoi shumë raste gjatë gjithë ndeshjes, dhe pavarësisht rezultatit, dolën nga “San Siro” të vetëdijshëm për forcën e tyre.

Pavarësisht se Interi nuk ishte skuadra më e mirë në fushë, mund të thuhet se ishte më cinikja, duke ditur të shfrytëzojë rastet, të cilat pati. Për zikaltrit ishte e rëndësishme fitorja, e 6 pikë të plota kundër kundërshtarëve si Sampdoria e Fiorentina nuk janë pak për një skuadër, që një javë më parë ishte në buzë të greminës.

Ka akoma më shumë për të bërë, e siç tha Spalletti, problemet e fillimit të sezonit nuk janë zgjidhur akoma, por entuziazmi i lartë do të ndihmojë skuadrën për tu përmirësuar me kalimin e kohës, e për të marrë rezultatet e dëshiruara.

Related posts

Inter s’ndalet, pas Nainggolan paraqet ofertën për sulmuesin italian

Isa.Autor

FORMULA 1/ Akuza: Pikët në garën e Belgjikës si një dhuratë për Krishtlindje

Delo.autor

“ASKUSH NUK MA HEQ ILUZIONIN”/ Suárez mesazh të koduar: Kurrë s’do të ndalem së shijuari atë që dua…

Delo.autor

Leave a Comment