Futboll Premier League Sport

TRONDITET CHELSEA/ HAZARD paralajmëron LARGIMIN: Pas 2 muajve do të jem…

Eden Hazard pranon se ndihet mjaft mirë për momentin te Chelsea, por thotë se “për dy muaj mund të jetë ndryshe”. Ndërkombëtari belg ka qenë frymëzues për “Blues” gjatë javëve të para të sezonit 2018-2019. 27-vjeçari aktualisht kryeson, bashkë me sërën e sulmuesve të tillë të mirëfilltë si Harry Kane dhe Sergio Aguero, garën për “Këpucën e Artë” në Premier League.

Hazard tha për “SPORTbible”: “Për momentin jam mirë, por në dy muaj mund të jetë ndryshe. Argëtohem duke luajtur, po stërvitem mirë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë dua vetëm të vazhdoj të fitoj ndeshje”.

Chelsea nuk e ka provuar ende shijen e humbjes në kampionat, këtë sezon, me Maurizio Sarrin që ka drejtuar 10 ndeshje si i pamposhtur në Premier League. Blutë e Londrës kanë humbur vetëm me Manchester City, në “Community Shield”.

Hazard është i kënaqur edhe me përforcimet e reja, sikurse është portieri Kepa, që zuri vendin e patriotit të tij, Thibaut Courtois: “Ai është një portier i ri fantastik, me shumë kualitet. Kur merr këtë lloj portieri, skuadra është më e sigurtë mbrapa. Ne humbëm portierin më të mirë në botë, por mendoj se ekipi është më lart këtë vit se sa sezonin e kaluar. Këtë mund ta shohim çdo fundjavë”.

Dy fjalë edhe për N’Golo Kante, që konsiderohet të jetë një figurë e rëndësishme në “Stamford Bridge”, pas suksesit të jashtëzakonshëm të mesfushorit francez në Botërorin e Rusisë: “N’Golo është një djalë fantastik. Në fushë, gjithmonë përpiqet të japë gjithçka për ekipin. Franca e fitoi Kupën e Botës edhe për shkak të N’Golo. Dy vite më parë, edhe ne e kemi fituar titullin për shkak të N’Golo; edhe Leicester e bëri këtë për shkak të Kante. Ai është një lojtar fantastik, kontrollon mesfushën. Edhe jashtë fushës është një djalë fantastik”.

 

Related posts

HABIT KALINIC/ Pas përjashtimit nga trajneri Daliç, vendos të refuzojë edhe…

Isa.Autor

SHOQËRIMI I ROMEROS NË POLICI/ Ja prapaskenat me mesfushorin e Partizanit

Delo.autor

2 SFIDAT MIQËSORE ME KOSOVËN U-19/ Trajneri Neveil Dede tregon strategjinë e ekipit kombëtar

Delo.autor

Leave a Comment