Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Ervin BAKU: Skënderbeu favorit për titullin, DERBI do jetë “zjarr”. Panucci nuk është…

Kampionati Shqiptarë ka hyrë në një fazë delikate edhe pse jemi vëtëm në javën e 5-të të tij. Ekipet pretendenet po tregojnë “muskujt”, ndërkohë një garë e ashpër po zhvillohet në çdo takim për çdo pikë. Java e gjashtë e Superligës starton me derbin Tirana-Partizani, një sfidë që ka gjithmonë një interes të madh si mediatik ashtu edhe sportiv.

Për të analizuar gjithçka nga Futbolli Shqiptarë por edhe kombëtaren kuqezi ekskluzivisht për AlpeNews.al kemi intervistuar Opinionistin Sportiv në “Radio Tirana”, Ervin Baku.

INTERVISTA E PLOTË”

1- Baku, sezoni i ri në Kampionatin Shqiptarë po rezulton sa i luftuar aq edhe spektakolar. Ajo që nuk ndryshon është fakti se Skënderbeu vijon të udhëheqë edhe pse janë larguar 7 lojtarë titullarë. Cili është sekreti i kësaj skuadre?

Sekreti i Skënderbeut që vijon të udhëheqë kampionatin shqiptarë është fakti se funksionon në mënyrë perfekte si skuadër. Eshtë i vëtmi klub në shqipëri që funksion si një klub totalisht europian. Pavarsisht se janë larguar disa titullar klubi vijon të jetë i njëjtë pasi të rinjtë po bëjnë shumë mirë, ata janë shumë të etur për trofe.

2- Kë shikoni si rivalët kryesor për titullin kampion këtë sezon?

Mendoj se Skënderbeu do të jetë ekipi për tu mundur. Rivalët për titullin do të jenë edhe Kukësi me Partizanin, kjo në saj të organikës së lojtarëve që kanë në dispozicion dhe buxhetit finaciar.

3- Derbi i kryeqytetit do të çeli javën e 6-të të Superligës. Çfarë prisni nga ky duel?

Jam i bindur se do të jetë një takim spektakolar. Shpresoj që të mos prishet nga tifozët por të jetë “fareplay” nga të dy ekipet. Është padyshim ndeshja “vitrinë” e futbollit shqiptarë dhe si e tillë nuk duhet zhgarravitur. Partizani dhe Tirana vijnë të motivuara pasi arritën rezultate pozitive, kujtojmë të “kuqtë” mundën pastër Flamurtarin , ndërkohë Tirana me meritë siguroi një pikë madje u “vodhë” në saj të ngjarjeve që ndodhën në duelin më Skëndërbeun. Në këndvështrim psikologjik skuadrat vijnë të armatosura, të gatshmë për të arritur maksimumin.

4- Si e gjykoni vendimin e Federatës në lidhje me largimin e policisë në stadiumet shqiptare. Mund të rriskojmë shumë nga përleshja midis tifozerive në derbi ku priten të jenë shumë tifozë në shkallët e stadiumit?

Policia një ditë do të largohej nga stadiumet por për të ardhur tek ky moment duhen “pjekur” kushtet. Zgjidhaj është që të gjitha stadiumet të pajisen me kamera. Nuk duhen dënimet kolektive por ato që prishin imazhin e skuadrës pao të tifozerisë të dënohen.

5- Në këto 5 javët e para, keni një parashikim se cilat do të jenë ekipet që do të luftojnë për mbijetesë në Superligë?

Jemi ende hërët por ekipi që duket më i rrezikuar për të rën nga Kategoria është Kastrioti. Kjo për dy arsyeje, së pari kruatanët kanë buxhetin më të vogël dhe së dyti do ti luaj ndeshjet jashtë fushës së saj. Gara do të jetë e fortë, Luftëtari me Mezanin do të ringrihet shpejt.

6- Sa i takon garës për tu ngjitur në Superligë, kë shikon ekipet më favorite për të prerë një biletë në të dyja grupet.

Në Grupin A, “lufta” do të jetë mes Vllaznisë dhe Dinamos. Shkodranët janë më të avantazhuar pasi kanë ruajtur boshtin e lojtarëve të sezonit të shkuar. Ndërkohë në Grupin e Jugut, gara është me frtë, pasi diferencat janë më të vogla. Në këndvështrimin tim ekipet pretendenet për tu ngjitur në Superligë janë Tomorri, Bylis dhe Lushnja.

7- Në fund një koment për kombëtren. Sa beson tek aftësitë e kuqezinjëve për të siguruar vendin e parë? Panucci duhet të ishte larguar apo i duhet dhën kohë?

Ekipi kombëtarë ka në gjirin e tij lojtarë cilësorë që mund të bëjnë mirë aq më tëpër në grupin në të cilën ndodhemi. Takimi i parë me Izraelin ishte pozitiv, por na “përqafoi” edhe fati. Ndërkohë me Skocinë nuk luajtëm mirë dhe u ndëshkuam. Mendim im për Panuccin është i prerë. Nuk është trajnerë e aq më tepër për ta menduar nësë është i mirë apo i keq. Duhet të largohemi sa më parë prej tij, për të ndalur “hemoragjinë” e difekteve negative.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

E PAPRITUR/ Xherdan Shaqiri refuzon ftesën e kombëtares së Zvicrës, ja shkaku

Delo.autor

Rashica në mbështetje të Mustafit/ SHQIPTARI “çmend” serbët me postimin e fundit (FOTO)

Isa.Autor

BARCELONA ZHBLLOKON REZULTATIN/ Ja goli ndaj Rayo Vallecanos (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment