Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Regi Lushkja: LAÇI në rrugën e duhur. KAKA është idhulli im sepse…

Sezoni jubilar i Superiores që përkon me edicionin e 80 të futbollit tonë sapo ka nisur duke na surprizuar me rezultatet e deritanishme. Ekipi më “simpatik” i futbollit shqiptar vijon të jetë Laçi i cili mbëmjen e djeshme arrit një barazim me vlera kundër Skëndëerbeu në transfertë. Për të na folur mbi ecurine e Kurbinasve dhe ambicjet e bardhezinjëve këtë sezon kemi intervistuar ekskluzivisht për AlpeNews.al mesfushorin Kavajas, Regi Lushkja.

22-vjeçari tregon atmosferën tek ekipi i drejtuar nga Artan Mërgyshi si dhe objektivat sezonal.

INTERVISTA E PLOTË

1-E nisët karrierën tek Besa ku menjëherë treguat se kishit aftësi për të luajtur në shumë pozicione të mesfushës. Si ndihesh tek Laçi duke qenë titullar i padiskutueshëm?

Ndihem shumë mirë pasi po luaj rregullisht dhe kjo është ajo çfarë kërkon çdo futbollist. Punoj çdo ditë që të ngjis hapat në karrierë.

 2- Çfarë presim nga Laçi këtë sezon duke ditur se keni ndryshuar shumë, ka parasysh eshe ardhjen e trajnerit Mërgjyshi?

Si çdo vit ka patur ekipi ynë ka patur shumë ndryshime pasi janë larguar lojtarë  të rëndësishëm. E megjithatë klubi ka ditur ti zëvëndësojë mjaft mirë dhe rezultatet kanë ardhur. Ardhja e trajnerit Mergjyshi është nje bonus i madh i madh për ekipin e Laçit pasi dihen vlerat e tij. Një fakt tjetër që besojë se do na ndihmojë është se, trajneri aktual e njeh mirë ambjentin dhe ka mardhënie të shkëlqyera si me stafin ashtu edhe me lojtarët.

3- Një përshkrim mbi  atmosferën e kompeticionit Europa League?

Ndeshjet e kompeticionit Europa League ishin një ekspericë shumë e veçantë për mua persoanlisht por edhe për të gjithë skuadrën. Është një krenari e madhe profesionale pasi mbi të gjitha përfaqëson kombin tënd. Besojë se arritën qëllimit duke kaluar 2 raunde.

4- Cilat janë objektivat tuaj sezonal, beson se një ditë mund të veshësh fanellën e kombëtares ?

Do ti marim ndeshjen një e nga një. Besojë se jemi në rrugën e duhur për të i marrë vetes maksimumin. Unë jam optimist për grupin solid që disponon aktualisht ekipi i Lacit. Objekti sigurisht që janë kupat e europës por nuk përjashtohen surprizat e tjera pozitive. Kombëtarja është objektiv për të cilin punoj me pasion çdo ditë. Ëndërojë që një ditë të veshë fanellën kuqezi, pasi e di çfarë do të thotë, të përfaqësosh kombin tënd. Nuk kam dyshime që mendoj se është maksimumi për çdo futbollist.

5- Sa i përket garës për titullin kampion, kë shikoni favorit?

Është ende herët për të folur mbi favoritët për titullin kampion. Një gjë është e sigurt ky sezon do të jetë spektakolar dhe i luftuar deri në fund.

Dhe në fund, cili është idhulli juaj në karrirë?

Gjithmonë kamë ëndërruar të bëhem si Ricardo Kaka. Ai është idhulli im për shumë arsye. Luaj në të njëjtin pozicion si braziliani dhe disponoj disa aftësi të tij.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

DAJA ME NDRYSHIME NË MBROJTJE/ Ja si nisi java për Skënderbeun në stërvitje

Delo.autor

MISTERI I VDEKJES SË MARADONËS/ Hetuesit përfshijnë dhe dy të dyshuar të rinj, ja detajet e reja…

Delo.autor

Everton përgatit blerjen 50 milionëshe…

Sadik.Autor

Leave a Comment