Futboll I pakategorizuar Sport

EKSKLUZIVE/ Rigers KARAJ: Kategoria e Parë është më e luftuar se Superliga! Korabi do…

Kategoria e parë do të çel sezonin e ri këtë fundjavë me takime interesante. Liga e dytë e futbollit shqiptarë për nga rëndësia ka në përbërje ekipe elitare si Vllaznia, Apolonia, Bylis, Elbasani, Egnatia apo Beslidhja.

Nuk ngelet pas as skuadra e korabit e cila 2 sezone më parë ishte pjesë e Superligës. Klubi dibran ka zhvilluar një merkato cilësore dhe ka si synim elitën e futbollit shqiptarë këtë sezon. Për të folur më gjatë në lidhje me atmosferën tek Korabi kemi intervistuar ekskluzivisht kapitenin, Rigers Karaj.

INTERVISTA E PLOTË

1- Karaj, tashmë prej vitesh je ndër lojtarët më të spikatur në futbollin shqiptar. Këtë sezon do të mbrosh ngjyrat e Korabit në cilësinë e kapitenit të skuadrës. Si është atmosfera në kampin e Dibranëve?

Tek Korabi ndihem si në shtëpi. Kam bashkëpunuar edhe më parë dhe jam i kënaqur që arritem marrëveshjen për të rinovuar sërish. Duke filluar nga drejtuesit, trajneri dhe stafi por gjithashtu dhe lojtarët që bashkëpunojmë në harmoni me njëri tjetrin. Nje lojtar në të tilla kushte, vec formës fizike mund të formojë shume mirë dhe karakterin nga ana profesionale duke parë që një pjesë e mirë e ekipit janë lojtarë elite dhe me eksperience.

2- Keni zhvilluar një merkato të bujshme duke ofruar lojtarë cilësor. Cilat janë objektivat e klubit për këtë sezon?

Parimi ynë ka qenë gjithmone te marrim çdo takim sipas rradhës. Kalendari nuk na favorizon aq shumë por ne kemi forcën e duhur të arrijmë rezultate pozitive në fusha dhe takime në të cilat presioni është i lartë, siç e treguam dhe sezonin e kaluar. Mund të them që do konkurojmë fort për ta bërë të bukur garën e ngjitjes në Superligë në grupin e veriut, sepse dhe oreksi vjen duke ngrënë!

3- Jë në një grup me një skuadër me histori si Vllaznia, besoni se shanset do të jenë të minimizuar duke parë organikën e shkodranëve?

Kemi respekt per klubin e Vllaznisë dhe e dimë që kanë në përbërje lojtarë shumë të mirë dhe një trajner të pergatitur, por futbolli ka treguar që del shpesh herë nga parashikimet. Kategoria e Parë është më e luftuar se Superliga dhe rruga për ngjitjen është shumë e veshtirë. Ne si klub do të konkurojme deri ne fund për të arritur maksimumin.

4- Përveç Vllaznisë kë shikoni si konkurent për tu ngjitur në Superligë në Grupin A në Kategorinë e Parë?

Ndarja në 2 grupe me 10 ekipe dhe përgjysmimi i pikëve e bëjnë tepër të vështirë të vendosesh se kush do të jetë në 5 ekipet e para për tu ngjitur dhe kush do të luftojë për të mbijetuar. Kemi në grup ekipe me emer te cilat i kane shpalosur objektivat qe ne fillim si Vllaznia, Dinamo, Beselidhja, Erzeni por edhe ekipet e tjera si Iliria, Shënkolli, Burreli, Vora apo Veleçiku do të mundohen të japin gjithçka për një vend në grupin play-in.

5- 5- Çfarë i premtoni tifozerisë Dibrane në cilësin e të qënit kapiten i skuadrës?

Tifozeria Dibrane na ka mbështetur në çdo takim dhe pas çdo rezultati. Në emër të ekipit premtoj një Korab i cili do dhurojë spektakël dhe futboll të cilin ata dëshirojnë. Ne do japim maksimumin për atë tifozeri dhe për atë popull.

6- Mund të bëni një koment mbi cilësinë e futbollit shqiptarë. Çfarë nuk shkon?

Futbolli Shqiptar është gjithmonë e në rritje dhe për këtë përgezoj presidentët, drejtuesit, administratorët e bashkive të cilët po financojne për të zhvilluar më teper futbollin. Gjithashtu dhe niveli i trajnimit është rritur bindshëm.

Në treg ka trajnerë profesionistë të cilët i kan dhënë një dorë rritjes së nivelit të lojtarëve. I vetmi problem për mendimin tim qëndron tek vëmendja që i kushtohet kategorive të kampionatit tone, sportistëve vendas dhe të rinjve. Kanë me tepër ego, duhet ti shërbejnë më shumë fanellës, një investim i tillë do i sheërbente shumë futbollit në Shqipëri. Mendoj se klubet duhet të investojnë më tepër tek Akademit dhe t’ju japin sa më shumë mundesi lojtarëve që formojnë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

LIVE/ Skënderbeu vendos ‘ligjin’ në 45 minuta, Kamza ‘e vogël’ ndaj kampionëve (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ E sulmoi edhe vetë tifozi i tij, merr fund me turp epoka Benitez te Everton

Delo.autor

Flet talenti që refuzoi Shqipërinë: Nuk jam shqiptar, jam shqiptar i Kosovës. Aty kam më shumë…

Q.Autor

Leave a Comment