Futboll La Liga Sport

TALENTI I SË ARDHMES/ Ylli i REALIT mohon shanset e një rikthimi në Brazil

Është e pamundur që ylli më i ri i Real Madrid, Vinicius Junior të rikthehet në Brazil për merkaton e janarit, pavarësisht aludimeve që e lidhin ish-talentin e Flamengos me një rikthim të përkohshëm te klubi i tij i vejtër në Brazil. Për të përjashtuar çdo shans të rikthimit në Brazil të talentit të Real Madrid, është vetë Frederico Pena menaxheri i Vinicius Junior.

Vinicius Jr., 18 vjeç, u transferua në “Santiago Bernabeu” gjatë merkatos së verës për një shumë prej €45 milionë. ‘Marca’ raportoi të enjten se një klauzolë në kontratën e futbollistit i mundëson atij rikthimin e përkohshëm te Flamengo gjatë merkatos së janarit, nëse nuk do të përshtatej në Spanjë, për tu rikthyer sërish te Real Madrid në verën e vitit 2019.

Menaxheri i talentit, Frederico Pena mohoi egzistencën e një klauzole të tillë: “Nuk ka asnjë opsion të tillë në kontratën e tij. Po zbatojmë planin përpikmërisht si në kontratë. Për këtë arsye, një rikthim te Flamengo në janar është i pamundur”, deklaroi ai për ‘Globo Esporte’.

 

Related posts

INTER-BOLOGNA/ Ndizet sfida në “San Siro”, realizohen dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pjesa e dytë nis zjarr, Perisic ndëshkon Çekinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Real Madrid-Bayern; “Galaktikët” duan një “Bernabéu” të nxehtë dhe… shpërthyes

Sadik.Autor

Leave a Comment