Futboll Seria A Sport

Emblemë e Romës/ De Rosi do të futet në “klubin” e futbollistëve me më shumë…

Roma do të ndeshet ditën e sotme me Frosinonen për të larguar krizën. Në 5 javë kampionat, djemtë e Di Françeskos kanë vetëm 5 pikë dhe atij i duhet të shpëtojë “kokën” e tij.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për një emblemë të verdhekuqve, Daniele De Rosi. Kapiteni i shumë betejave do të festojë ndeshjen e tij të 600-të në karrierë.  Një shifër që e e fut atë mes legjendave të sportit të futbollit. Tashmë 35-vjeç, De Rossi është në ndjekje të disa futbollistëve të tjerë që e kanë tejkaluar këtë shifër.

Ai debutoi me Romën në një ndeshje Championsi në 25 janar të vitit 2001, një datë shumë e largët po të marrim parasysh moshën e tij. Totti duket shumë larg me 786 paraqitje për Romën, por ka të tjerë që mund të kapen. Ja futbollistët me më shumë paraqitje:

Rajan Gigs-Mançester Junajtid 963 ndeshje
Paolo Maldini-Milan-902 ndeshje
Françesko Toti-Roma 786 ndeshje
Bepe Bergomi-Inter 786 ndeshje
Franko Barezi-Milan 719 ndeshje
Pol Skolls-Mançester Junajtid 718 ndeshje
Lionel Mesi-Barcelona 644 ndeshje (në aktivitet)
Xhakinto Faketi-Inter 634 ndeshje
Daniele De Rosi-Roma 599 ndeshje (në aktivitet)
Sep Majer-Bajern Mynih 599 ndeshje

Related posts

E BUJSHME TEK MILAN/ PSG, Barcelona dhe Liverpool në sulm për liderin e mesfushës së “djallit”…

Delo.autor

TIRANA-FLAMURTARI/ Muçi zhbllokon sfidën për “bardheblutë” me 11-metërsh (VIDEO)

Delo.autor

BASKETBALL/ Ylli i NBA befason një familje në Bahamas, i dhuron shumën prej… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment