Futboll Premier League Sport

Emery i gëzuar/ Arsenali përfiton nga “divorci” i Ozil me Gjermaninë, sepse lojtari…

Trajneri i Arsenal Unai Emery beson se Arsenal mund të përfitojë nga dorëheqja e Mesut Ozil nga angazhimet me ekipin përfaqësues të Gjermanisë pas kontestimeve të shumta që kritikët i rezervuan futbollistit në vendin e tij. 29-vjeçari Ozil u dorëhoq nga Gjermania si pasojë e performancës së tij të dobët në Kupën e Botës dhe stuhisë politike që e priti lojtarin në Gjermani, pas fotos së tij me Erdogan në Turqi. Një situatë shumë e vështirë për futbollistin, por prej të cilës trajneri i Arsenal, Emery, shpreson të përfitojë.

“Futbollistët kanë zakon të luajnë me përfaqësueset e tyre në ndeshje të rëndësishme, për të mbrojtur identitetin e tyre dhe kur një futbollist ndalon së bëri këtë gjë, unë mendoj se është një gjë shumë e mirë për ata që të fokusohen te skuadrat e tyre. Për Mesut dhe për mua gjithashtu është e rëndësishme, që ai është i fokusuar me ne çdo ditë, duke pushuar për tre ditë gjatë fundjavës. Mesut, ashtu si futbollistët e tjerë, punon shumë mirë këtu”, deklaroi trajneri i Arsenal, Emery.

Related posts

Barcelona dhe “pokeri” me vlerë 1.7 mld euro

Q.Autor

XHUDISTJA KOSOVARE SHKËLQEN NË “TOKIO 2020″/ Fiton dy ndeshjet e para dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

NAPOLI-SASSUOLO/ Pas 8 minutash lojë, Hysaj zhbllokon sfidën me një gol të “çmendur” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment