Futboll Seria A Sport

KA SHËNUAR 7 GOLA NË ITALI/ BARÇA gati për të transferuar “Lewandowskin e ri”

Barcelona ka shtuar interesimin për të transferuar sulmuesin e talentuar, Krzysztof Piatek. 23-vjeçari ka shënuar shtatë gola në tri ndeshje për Genoan dhe në këtë mënyrë ka vendosur Davide Ballardinin në një pozicion të vështirë pasi i janë dashur vetëm gjashtë minuta për të shënuar golin e tij të parë në Serie A.

“Jam pothuajse i frikësuar të flas për Pietekun”, ka thënë trajneri i Genoas pasi fitores se parë kundër Empolit muajin e kaluar, “sepse kjo do të ishte ftesë për ti bërë presion atij”. “Por, ai më të vërtetë duket një lojtar i kompletuar. Ndjej se ai me të vërtetë do të bëhet një lojtar i madh. Por, jam duke u përpjekur që mos të flas për të deri ta arrin kulmin”.

Kjo formë e tij ka bërë që çmimi i 23 vjeçarit të rritet menjëherë, ndërsa ai ju bashkua ekipit italian nga Cracovia për 4.5 milionë euro. Ai e tregoi vetveten me një gol debutues për Genoan në 70 sekonda, kundër Lecces në Koppa Italia, para se të shënonte edhe tri gola të tjera para se të shkojnë në pushim.

Pietak dështoi për të gjetur golin në barazimin 1-1 në Wroclaw por kjo nuk e ka zbutur ndjesinë që ai ta fitoi epitetin e “Lewandowskit të ri”.

Të gjitha këto kanë bërë që Barcelona ta ndjekë nga pranë gjendjen e sulmuesit dhe formën e tij.

Related posts

SOT SFIDA ANGLI-SHQIPËRI/ Reja fikson formacionin, Cikalleshi-Uzuni në sulm. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Delo.autor

KALENDARI/ Superiorja rikthehet në mesjavë, sfidë “titulli” në Korçë. Ja datat dhe oraret

Isa.Autor

CEREMONIA GALA NË MONACO/ Zgjidhet lojtari më i mirë i Europës nga UEFA, favorit është…!

Delo.autor

Leave a Comment