Futboll Premier League Sport

Erdhi dita që të ndodhë: Një KROAT refuzon REALIN, dëshiron të luaj me skuadrën e…

Nën-kampioni i botës me Kroacinë, mesfushori Mateo Kovacic, ka deklaruar sot se shprehet i kënaqur që luan në Premier League me skuadrën e Chelsea, duke shpresuar që të luajë me “blutë” e Londrës sa më gjatë të jetë e mundur. Ai u transferua nga Real Madrid te Chelsea në fund të merkatos së verës në formë huazimi, çka do të thotë që mund të rikthehet në “Santiago Bernabeu” sërish në fund të sezonit.

“Jam shumë i lumtur te Chelsea, një qytet fantastik, fansat janë të mrekullueshëm, stadiumi krijon një atmosferë magjepsëse. Gjithçka është e përkryer për mua dhe e imagjinoj veten duke luajtur për shumë kohë këtu”, u shpreh Kovacic, duke lëshuar sinjalet e para të dashurisë për Chelsea, ku së fundi po luan titullar nën urdhërat e trajnerit Sarri.

Kovacic, në bazë të kontratës së huazimit që kanë dy ekipet, mund të rikthehet te Reali në fund të këtij sezoni, por mesfushori 24-vjeçar duket se ka dëshirë që të vazhdojë të luajë për Chelsea, ku duket se ka më shumë mundësi për t’u aktivizuar. Ndërkohë që te Reali ishte më së shumti në stol dhe aktivizohej shumë pak.

Related posts

NGA “DIVORCI” ME BARCELONËN TEK FAVORITI NË CHAMPIONS/ Messi rrëfen: Me Ronaldon shkruajtëm historinë

Delo.autor

ZYRTARE/ Lajm i mirë për Roberto Mancini, trajneri i kombëtares italiane shërohet nga COVID-19

Delo.autor

DHUNA NDAJ ARBITRIT/ Policia “përplaset” me “FSHF”-në: U përpoqën të shkarkonin përgjegjësinë tek ne

Delo.autor

Leave a Comment