Futboll Sport

EREDIVISIE/ Van Persie gol dhe të kuq, Feyenordi mposht Vitessen, ndalet Alkmaar

Feyenoordi i Roterdamit rimori vendin e tretë në Eredivisie me pikë të barabarta më Ajaxin (16), pasi fitoi 2-1 ndaj Vitesses në një ndeshje të tensionuar, ku u nxorën 3 kartonë të kuq, një për vendasit dhe 2 për miqtë. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli të Vitesses, i shënuar nga Bero në minutën e 32-të.

Vendasit reaguan në fraksionin e dytë, fillimisht me Bottenghin, që shtyu drejt rrjetës një top të mbetur në zonë pas një këndoreje, për të ardhur më pas tek episodi i minutës së 63-të, kur Burns u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të rëndë nga pas. Veterani Robin Van Persie shënoi golin e fitores për Feyenoordin 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, ndërsa në shtesë u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë. Të njëjtin fat pati në minutën e katërt shtesë edhe Doekhi i Vitesses. Në ndeshjet e së dielës në Eredivisie u arritën këto rezultate:

Heracles – FC Emmen 2 – 1

AZ Alkmaar – Zwolle 2 – 2

Graafschap – Willem II 2 – 1

Groningen – Utrecht 1 – 1

Feyenoord – Vitesse 2 – 1

 

Related posts

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Goditje për Allegrin, pëson dëmtim dhe rrezikon sfidën sulmuesi…

Delo.autor

“KA PRISHUR GJITHÇKA”/ “Shpërthen” Lotito: Ky copë m*ti, ky është i “çmendur”! (VIDEO)

Delo.autor

AKUZON JUVENTUSIN PËR PRISHJE TË KAMPIONATIT/ Cassano “sulmon”: Ata i kërkojnë vetë telashet…

Delo.autor

Leave a Comment