Futboll Sport

FESTA ME SHQIPONJË/ Pas simbolit të SHQIPËRISË nga RAMOS, reagojnë mediat SERBE

Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos e ka festuar golin e tij ndaj Kroacisë me simbolin e shqiponjës. Ramos shënoi golin e pestë për ”Furinë e Kuqe” në minutën e 57-të, dhe pastaj festoi në stilin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Dhe pas kësaj, ka reaguar media serbe, e cila shkruan se Ramos festoi në të njejtën mënyrë me të cilën Xhaka dhe Shaqiri provokoi futbollistët serb në Kupën e Botës në Rusi.

Dhe festimi i Ramos shkaktoi debat të gjerë, madje edhe te tifozët e Kroacisë në rrjetet sociale.

Kurir shkruan se festa me shqiponjë nënkupton simbolin kombëtar shqiptar – konkretisht, ”Shqipërinë e Madhe”. Dhe normalisht ky koncept nuk është pritur aspak mirë nga tifozët dhe mediat serbe.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Chelsea merr fitoren e parë në shtëpi, Tottenham tregon forcën

Delo.autor

Stadiumi Olimpik i Kievit përgatitet për finalen e Champions-it (Foto)

Sadik.Autor

QEVERIA VENDOSI TË LEJOHEN 8 TIFOZË NË STADIUM/ Suedezët protestojnë duke “pushtuar” qendrën tregtare

Delo.autor

Leave a Comment