Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“JAM I KËNAQUR QË KEMI ARRTUR OBJEKTIVIN”/ Memushaj bën batuta: Godas keq me të dyja këmbët, kam një moshë që…

Mesfushori vlonjat, Ledian Memushaj, u aktivizua titullar në përballjen e sotme ndaj Bjellorusisë. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, Memushaj u shpreh i lumtur për këtë triumf, teksa nuk i kurseu as batutat.

“Jam i kënaqur që kemi arritur objektivin. Kemi bërë një lojë të mirë, edhe në fund rrezikuam për shkak të gabimeve tona. Rëndësi ka të fitonim të dilnim të parët. Nuk ka rëndësi kush luan dhe shënon. Kam një moshë që nuk mendoj më për këto gjëra.

Trajneri donte të vija edhe në ndeshjet më përpara. Por kam pasur një dëmtim. Më tha kam nevojë, unë jam gjithmonë gati. Trajneri është njeri shumë i mirë, kam kontakt, flas. Nuk mendoj për të mirën time, por mendoj për të mirën e klubit dhe Kombëtares. Jam i kënaqur sepse ka lojtarë të rinj me shumë kualitete.

Laçi, Selahi, Bare, janë shumë të rëndësishëm dhe do të rriten akoma më shumë. Të mirat e kësaj Kombëtareje, do ti shikojmë më mbrapa. Godas keq me të dyja këmbët, por njësoj”, u shpreh Memushaj.

Related posts

VJEN SHANSI I ARTË PËR BROJËN/ Sulmuesi i Kombëtares titullar në sfidën e Premier League (FOTO)

Delo.autor

DYBALA E ZBULON/ E dhimbshme të luaj kundër Higuainit, por kemi vendos bast…

Isa.Autor

KONFIRMON YLLI HOLANDEZ/ Robben largohet nga Bayern Munich në…

Isa.Autor

Leave a Comment