Futboll La Liga Sport

FIFA përjashton Griezmann nga “TOPI I ARTË”, reagimi i Atl Madrid është epik

Antoine Griezmann është përjashtuar në mënyrën më të çuditshme nga Top 3 i FIFA “The Best”, çmim ky që akordohet nga organizmi më i lartë futbollistik në planet. Sikurse ndodhi në Montecarlo me rastin e futbollistit më të mirë të sezonit të kaluar të Champions League, tre finalistët janë Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Mohamed Salah.

Një përjashtim që hap shumë debate, duke konsideruar sezonin madhështor dhe fantastik të realizuar nga sulmuesi francez, Antoine Griezmann, protagonist kryesor në suksesin e Atletico Madrid, për fitimin e trofeut Europa League dhe Super Kupës së Europës me kulmimin në muajin korrik kur me përfaqësuesen e Francës fitoi Kupën e Botës në Rusi. Dhe nuk janë vetëm tifozët ata që shprehin zhgënjimin dhe mosaprovim ndaj vendimit e zgjedhjes së FIFA-s. Në vijë të parë të sulmit kësaj here është vetë klubi në të cilin militon futbollisti francez. Në fakt, Atletico Madrid ka shprehur çudinë dhe kontestimin përmes një postimi në Tëitter: “Sin palabras” apo “Pa fjalë”, ishte komenti që shoqëron foton e Griezmann i rrethuar me tre trofetë madhorë të fituar gjatë sezonit të fundit.

 

Related posts

PASI FITOI BETEJËN ME COVID-19/ Di Maria: Te PSG duam të fitojmë gjithçka, ta bëjmë Messin të…

Delo.autor

Dhunë ndaj arbitrit, në Vlorë zbarkojnë krerët e Policisë së Shtetit

Sadik.Autor

DRAMA E ISH-FUTBOLLISTIT DHE VESET! Nga kampion Italie përkrah Maradonës në endacak

Delo.autor

Leave a Comment