Futboll Sport

“RONALDO FAJTOR TEK GOLI I BARAZIMIT”/ Kapelo lëshon vrer: T’iu vijë turp për…

“Goli i parë i Portos është një dhuratë, ndërsa i dyti është absolutisht i pafalshëm. Penalltia që Juventusi shkakton është shumë e çuditshme. Demiral nuk mund të kërkojë të paraprijë mbrojtësin, kur ai është me shpatulla nga porta, pasi nuk mund të përbëjë asnjë rrezik. Këto janë gjëra që duhen mësuar në stërvitje. Gjithsesi, më e rëndë sesa kjo është fakti që Kristiano Ronaldo, në atë goditje dënimi në minutën e 115 kthen shpinën nga topi, duke qenë në barrierë. Lojtarët paguhen për të mos pasur frikë nga topi, për të mos pasur frikë se mund të marrin ndonjë goditje në trup. Ky është një gabim i pafalshëm për Ronaldon, i cili për mua nuk mund të pranojë asnjë justifikim”.

Ishte kjo analiza e nxehtë e Fabio Kapelos, ish-trajnerit të Juventusit nga studiot e “Sky Sport”, ku ai bën analizën. “Don Fabio” ishte shumë i ashpër me disa sjellje të futbollistëve bardhezinj, por në të njëjtën kohë vazhdon me atë që duket një thumbim për Andrea Pirlon, por akoma më shumë për drejtuesit e klubit, të cilët 3 vite më parë zgjodhën që të largojnë Masimiliano Alegrin: “Çfarë çalon te Juventusi? Nuk e di dhe nuk dua ta di. Por kur mendoj se larguam duke quajtur një si Alegri që kishte mbyllur ciklin, një trajner që e dërgoi Juventusin në dy finale Champions-i, plus që dinte sesi t’i fitonte edhe kampionatet, duhet t’u vijë turp të gjithë atyre që e kritikonin. Asnjëherë të vetme nuk mbaj mend që t’i viheshin në vitrinë meritat Alegrit.

Të gjithë thonin se kishte ardhur koha që Juventusi të shprehte një futboll ndryshe, por ndoshta tani ka ardhur koha t’ia njohim meritat atij burri që u largua, sikur kishte dhënë gjithçka në Torino. Kur kërkon që të bësh diçka ndryshe, ndërsa je duke fituar, nuk mendoj se është trajneri ai që ka faj, por duhet të nisësh që të marrësh edhe vendime që për disa mund të duken pak të pëlqyeshme, por që janë të nevojshme për ndryshime pozitive”, përfundoi analizën e tij Fabio Kapelo.

Related posts

ZYRTARE/ Xhemalaj i bashkohet Teutës, rikthim i bujshëm në Durrës (FOTO)

F.autor

SERIE A AKTIVE NË MERKATON E VERËS/ Ja 25 transfertat në ditën e fundit, mes tyre edhe një shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Laçi-Kamza/ Starton pjesa e dytë, vendasit në kërkim të fitores

Q.Autor

Leave a Comment