Futboll Sport

FITOI DERBIN ME TIRANËN/ Gega: Nuk mund të them që jemi për titull, edhe në teatër…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka folur pas ndeshjes me Tiranën dhe është shfaqur i kënaqur për fitoren e derbit.

Ishte kjo fitorja më e bukur ?

Në shumë pika po, janë 2 klube legjendare. Në rradhë të parë doja të shprehja ngushëllim për humbjen e sportadashësit tonë.

Ku mendon se e fitoi Partizani këtë sfidë ?

Ishim përgatitur për këtë mënyrë loje. Jemi munduar për të mbajt larg problemet që kemi pasur. Telushi dhe Trashi kanë pasur ngacmime muskulore. Në këto ndeshje janë edhe rastet që vendosin. U stërvitëm që mos të kishin mundësi të qarkullonin topin. Kishim mosmarrëveshje në krahun e majtë por e zgjidhëm.

E keni artikuluar me vështirësi pjesën e objektivave madhor, është ky Partizan për titull?

Të jem i sinqertë nuk e marr përsipër të marr të them jemi për titull. Të gjitha ekipet janë pretendente. Jam i kënaqur që po rritemi dhe po kuptojmë njëri-tjetrin. Edhe në teatër 3 ditë rresht nuk mund të dalë e njëjta premierë. Me gjithë presionin e tifozerisë është presioni i titullit. Nuk e kam nga përgjegjësia që ndjej, por duhet ti studioj. Pas një ndeshje të mirë duhet ti studiojmë të gjitha ekipet. Pretendimet janë, por nuk mund të them se jemi për kampion.

Asani ?

Kam një grup të mirë futbollistësh. Kur kam ardhur e kam pasur të vështirë me Asanin, por prap së prap ka kualitet dhe i ka bërë mirë detyrat e tij.

Ka ndryshuar skuadra, apo klubi ka pasur të drejtë në merkato, pasi e keni “sulmuar” në fund t merkatos ?

Klubi besoj se ka bërë më të mirën. Asnjëherë nuk kam dashur ta fyej grupin që kam. Telushin për shembull e kam pasur në ekipin kombëtar. Sot është ai që është dhe unë pata besim te ai. Kjo ka qenë puna e mirë që kemi bërë. Kampionati është i gjatë, prurjet me emër të madh nuk kanë ekzistuar, por jam i kënaqur. Na pret sfidë e vështirë me Teutën.

Për kë bën tifo nesër, për Teutën apo Skënderbeun ?

Nuk më intereson Skënderbeu sepse unë kam luajtur me ta. Shpresoj të jetë ndeshje e mirë.

Related posts

“MË PËLQEN TË LUFTOJ NË FUSHË”/ Flet sulmuesi Solomon: Fitorja ishte si një goditje për…

Delo.autor

KORRUPSION, POLITIKË E GJYQE/ Kroacia plot halle është në ëndërr

Isa.Autor

Barcelona e Valverde-s prek përsosmërinë!

Q.Autor

Leave a Comment