Futboll Sport

“DITËLINDJE ME POLICI”/ Sulmuesi i Barcelonë sherr për faturën

Sulmuesi i Barcelona-s Munir El Haddadi është detyruar të përballet me policinë, për shkak se refuzoi të paguante faturën prej 16.000 eurosh në përfundim të festës për ditëlindjen e tij, zhvilluar në Madrid fundjavën e shkuar.

Sipas El Mundo, sulmuesi 23-vjeçar pretendonte se kishte shpenzuar vetëm gjysmën e shifrës që i kërkohej, për rreth 30 të ftuarit në festë, ndaj nisi një grindje që çoi te thirrja e policisë. Në fund gjithçka u mbyll me futbollistin që pagoi 1.000 euro më pak.

Festa u zhvilluar në klubin e natës Tiffany në Bulevardin Doctor Arce dhe sipas Munir stafi i lokalit kishte fryrë faturën duke nxjerrë shumë ushqime e pije që futbollisti nuk i kishte kërkuar. Megjithatë, Munir vendosi të paguajë, për të mos rrezikuar denoncimin dhe problemet pasuese.

Munir ka lindur afër Madridit, por është transferuar në akademinë e Barcelonës në vitin 2011, duke debutuar 3 vite më vonë. U konsiderua talent i madh, u grumbullua edhe nga Spanja, por rritja e tij u ndal për shkak të mungesës së hapësirës dhe pasuan huazime dhe Valencia dhe Alaves. Sezonin e fundit Munir shkëlqeu, me 10 gola në 33 ndeshje kampionati, ndërsa tani është kthyer te Barcelona.

Related posts

(FOTO) Pas Alexis Sanches, Arsenal “largon” dhe yllin tjetër nga skuadra

Q.Autor

CHELSEA-LIVERPOOL/ Arnold TRONDIT “Blutë e Londrës” me një PREDHË, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Gattuso karikohet për derbin: Milani ka këto probleme, por me Interin do të fitojmë

Q.Autor

Leave a Comment