Futboll Seria A Sport

Fitorja që nuk sjell qetësi/ Spalletti i shqetësuar për dëmtimet në SULM, do të mungojnë…

Interi gjeti dje fitoren e parë në sezonin e ri të Serisë A, duke mposhtur Bolognën në transfertë me rezultatin e thellë 0-3, në një sfidë ku serinë e golave e hapi Radja Nainggolan dhe më pas e kompletuan Candreva e Perisiç. Luciano Spalletti nuk e fsheh entuziazmin për pikët e marra, por edhe për lojën e skuadrës së tij, gjithsesi situata në kampin zikaltër nuk duket aspak e qetë pasi disa dëmtime kanë kaluar në plan të dytë gëzimin për fitoren.

Kështu kapiteni Icardi dhe sulmuesi tjetër argjentinas, Lautaro Martinez, nuk ishin në dispozicion të Spallettit dje, pasi kishin probleme muskulore dhe tekniku zikaltër vendosi të mos rrezikojë me aktivizimin e tyre.

Që të dy lojtarët do të nisen sot drejt Argjentinës, për t’u vënë në dispozicion të Scalonit, por pasi të kryejnë ekzaminimet e para, me shumë gjasa Icardi do të rikthehet sërish në Milano, ndërsa Martinez mund të qëndrojë për të luajtur njërën prej miqësoreve.

Përveç dy argjentinasve, edhe belgu Nainggolan kërkoi zëvendësim gjatë sfidës së djeshme ndaj Bolognës. Ai debutoi dje me Interin, pasi kishte kaluar dy ndeshjet e para për shkak të dëmtimit të pësuar në 18 korrik, në një miqësore ndaj Sionit, ndërsa të martën do të kryejë analizat e detajuara për shqetësimin e ndjerë gjatë ditës së djeshme.

Në fund të takimit ishte radha e Danilo D’Ambrosios, që të linte fushën pas një shqetësimi në kofshë, që mund ta lërë jashtë 2-3 javë dhe natyrisht që Spalletti nuk mund të jetë aspak i qetë në këto momente.

Ndërprerja vjen në kohën e duhur, pasi mund të ketë kohë për të rikuperuar disa prej këtyre lojtarëve, në mos të gjithë, sepse më 15 Shtator Interi do të presë Parmën në një ndeshje ku është e ndaluar të gabojë, ndërsa tre ditë më vonë, në “San Siro” do të zbresë Tottenhami, në takimin e parë të Ligës së Kampionëve.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Mediat në Qipro “parakalojnë” UEFA-n, zbulojnë arbitrin e ndeshjes me Laçin

Isa.Autor

TRONDITET MILANI/ Paris SG nuk heq dorë nga mbrojtësi më i mirë i kuqezinjëve

Isa.Autor

E BUJSHME/ Maradona ka edhe tre fëmijë të tjerë në Kubë, ja çfarë pritet

Delo.autor

Leave a Comment