Futboll Sport

FLAMURTARI nuk do të mbetet prapa, Ilir DAJA thërret “aleatët”: Na mbështesni

Trajneri i Flamurtarit Ilir Daja ka dalë në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me takimin e nesërm me Kastriotin. Ish-tekniku i Skënderbeut u justifikua me faktin se skuadra e tij i ka nisur përgatitjet më vonë se kundërshtarët dhe u ka bërë thirrje tifozëve vlonjatë mos e braktisin Flamurtarin.

” Nuk jemi aty ku duhet me këto humbje. Po ta mendojmë më gjerë, kemi pasur 3 transferta në 5 javët e fundit dhe jemi përballur me skuadra që i kanë filluar përgatitjet më herët se ne, për shkak se kanë qenë në Kupat e Europës. Kemi bërë mirë për disa drejtime por jo në performancë. Mund të ishim më mirë. Kemi një ekip që është ndërtuar nga fillimi dhe kërkon të zhvillojë lojë. Përveç Bathës që është përshtatur me grupin, Alla, Torasa, mungesa e Kalesë, dhe Alvesh, ky i fundit me grip, kanë bërë që manovra jonë sulmuese të mos jetë ajo që pritej.

Do të doja t’i bëja apel tifoëve që të na mbështesin dhe të vuajnë bashkë me ne. Lojtarët e viteve 80-të më kanë mbështetur mua dhe ekipin. Ata e dinë mirë se një gjë e bukur do kohë. Jemi mësuar me mungesat. Disa futbollistë të rinj janë bërë pjesë e formacionit, si Hyseni, Deliaj apo Beqja, por edhe të tjerë që luajtën në Kupë bënë mirë. Nuk do të kemi Allën kundër Kastriotit. Alvesh është me grupin por nuk do ta nisë nga fillimi. Pjesa tjetër është e gatshme”, deklaroi numri 1 i pankinës vlonjate.

Related posts

KURIOZITET/ JUVENTUSI e “shpartallon” Frosinonen vetëm me RONALDON, ja fakti

Isa.Autor

SJELLJET JO TË DUHURA NË KLUB/ Doglas Costa hyn në krizë me Juventusin, sirena largimi në…

Delo.autor

SYNON SUKSES NË CHAMPIONS LEAGUE/ Neymar beson: Ky është viti më i mirë për ne…

Delo.autor

Leave a Comment