Futboll La Liga Sport

“DOJA TË VRISJA VETEN”/ Ish ylli i Real Madridit rrëfehet: Mourinho ishte gati ta rrihte CR7…

Emanuel Adebajor, sulmuesi nga Togo ka qenë një ndër më të mirët që kanë kaluar nga Premier Liga në vitet e fundit. Ai në fillim ka qenë pjesë e Arsenalit dhe më vonë ka shkuar te Siti. Aty ai shkëlqeu dhe në një gjysëm sezoni u bë pjesë e Realit kur Mourinho e drejtonte atë. Në një intervistë të gjatë për “Daily Mail”, afrikani ka folur për momente jo të lehta në jetën e vet.

Vëtëvrasja? “Isha nën presion dhe nuk e kuptoj se çfarë po bëja. Shkova te farmacia poshtë shtëpisë dhe bleva një kuti me ilaçe. E bëra gjithçka gati, por i telefonova për herë të fundit shokut tim të ngushtë. E mora në telefon në mes të natës dhe ai më qetësoi duke më thënë se kisha shumë potencial dhe gjëra të mëdha për të bërë dhe për të ndryshuar Afrikën. Kjo më bëri të mendohesha dhe të ktheja mendjen ën momentin e fundit”.

Vështirësitë? “Isha 16 vjeç dhe doja të ndihmoja familjen time, por kisha shumë presion mbi vete dhe nuk e përballoja dot. Kur je i varfër ka më shumë solidaritet. Kur isha tek Metz merrja 3 mijë euro në muaj, ndërsa familja më kërkonte shtëpi 500 mijë euro. Në atë kohë klubi nuk ishte i kënaqur me sjelljen time dhe askush nuk ishte i lumtur”.

Reali dhe Murinjo? “Ishim duke fituar 3-0 në pjesën e parë dhe Murinjo nisi të godiste frigoriferin dhe po derdhet ujin. Desh e rrahu Cristiano Ronaldon edhe pse kishte shënuar 3 gola në atë pjesën. I thoshte: ‘Të gjithë thonë se ti je më i miri në botë, por ti po luan shumë keq. Ma trego që je më i miri’. Ronaldo nuk fliste. Ai shënoi 3 gola, por flitej vetëm për një rast që ai kishte humbur”.

Ronaldo? “Ai stërvitej me Realin sikur të ishte duke u stërvitur me fëmijët. Pasonte me thembër dhe stoponte topin me gjoks. Ai e mbante topin vetëm 5 sekonda. Në stërvitje une me Ramosin ishim më të fortët, por derisa vinte Ronaldo. Në bënim 5 ushtrime ai bëntë 30”.

Related posts

Rikthimi i Chamberlain, ja çfarë thotë Klopp

Delo.autor

Raul Albiol nderon Napolin, Lazio vetëm 1 pikë me Bolognan

Q.Autor

ISH-PRESIDENTI I BARCELONËS/ Akuza e Sandro Rosell: Është shumë e dhimbshme të qendroj…

Delo.autor

Leave a Comment