Futboll Shqipëri Sport

Flamurtari rikthehet tek fitorja/ Vlonjatët s`kanë mëshirë, “poker” ndaj Kastriotit

Flamurtari ka lënë pas dy humbjet në kampionat në javët e shkuara, teksa mrëmbjen e kësaj të shtune ka arritur të mund me rezultatin e pastër 4-0 Kastriotin në Vlorë. Të besuarit e Ilir Dajës kishin premtuar se do të bënin kthesën në javën e gjashtë të Superligës, ndërsa mundën thellë Kastriotin e drejtuar nga Elvis Plori. Loja nis ashtu siç nuk do e dëshironte Ilir Daja, ndeshja ndaj Kastriotit. Në minutën e 4` të takimit, mbrojtësi Kristian Sirgi lë fushën e lojës i dëmtuar rëndë, duke u nisur drejt spitalit me ambulancë. Mbrojtësi mori një goditje në nofull, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore pritet të mësohet më shumë rreth nivelit të dëmtimit. Sakaq pas këtij episodi, loja nis normalisht. Në vend të Sirgi futet në fushën e lojës Deliaj.

Kastrioti shkund Flamurtarin teksa për pak nuk kalon në avantazh në minutën e 10` të takimit, kur Çutra gjuan drejt portës, por Koliçi shpëton vlonjatët me pritjen e tij. Flamurtari përgjigjet menjëherë, teksa Bushiç gjuan në minutën e 14`, por portieri Kuka pret topin duke neutralizuar rrezikun. Por sulmuesi i vlonjatëve nuk do të ndalet këtu, pasi në minutën e 24` të takimit kalon skuadrën në avantazh. Mjafton një shtytje e topit drejt nga Bushiç për të dhuruar buzëqeshje në kampion kuqezi. Pas këtij momenti janë vendasit ata që mbeten në sulm, teksa provojnë portën disa lojtar, por pa arritur të gjejnë golin.

I gjendur brenda zonës në minutën e 38`, Torrasa shënon golin e dytë për Flamurtarin pasi shërbehet nga Hyseni. Ky gol vendos qetësi në kampion vlonjat, ndërsa pjesa e parë e takimit do të mbyllet me rezultatin 2-0 për Flamurtarin. Në fraksionin e dytë të lojës, miqtë kërkojnë të ndryshojnë diçka, por janë të pafuqishëm përballë mbrojtes kundërshtare. Teksa agresiviteti dhe dinamika e lojës vjen duke u rritur nga të dyja skuadrat, të besuarit e Ilir Dajës, dominojnë duke fituar më shumë dyluftime me kundërshtarët dhe rrezikuar më shumë portën e Kukës. Kështu në minutën e 68` Batha shënon një gol spektakolar me kokë ndaj Kastriotit, duke i dhuruar golin e tretë Flamurtarit.

Të etur për fitore dhe gola, futbollistët e Flamurtarit shfrytëzojnë demoralizimin e Kastriotit, teksa në minutën e 85`, Torrasa shënon dhe golin e katër të sfidës dhe të dytin personal në këtë mbrëmje. Kështu Flamurtari merr një fitore të rëndësishme në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve në renditje, teksa ndan vendin e pestë me Laçin me të njëjtën sasi pikësh të grumbulluara në këto javë të para të Superligës. Sakaq rivali i javës së ardhshme për Flamurtarin do të jetë pikërisht Laçi, sfidë e cila do të luhet në mesin e javës së ardhshme.

Related posts

Turqia fiton miqësoren ndaj Iranit, vendos Tosun (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ POLONISË/ Kumbulla: Na mungoi Gjimshiti, më vjen shumë keq për tifozët që…

Delo.autor

Ish legjenda e Bayernit: Kalimi i Costas tek Juventus ka qenë një gabim i madh

Q.Autor

Leave a Comment