Futboll La Liga Sport

KRIZA EKONOMIKE/ Barcelona nuk ka luksin të zgjedhë për trajnerin më të lirë. Ja kandidati më i kuotuar…

Orët e Kumanit tek Barcelona kanë përfunduar dhe tani e gjithë vëmendja është tek pasardhësi i tij. Ksavi Hernandez, Roberto Martinez, Marselo Gajardo dhe Andrea Pirlo janë katër emrat më të lakuar për të pasuar holandezi.

Por në kushtet financiare ku ndodhet Barcelona, presidenti Laporta nuk e ka luksin të bëjë shpenzime kolosale. Trajnerët më në zë në qarkullim janë shumë të shtrenjtë, ndaj duket se klubi katalanas do të shkojë për opsionin më të lirë në treg.

MARTINEZ – Është më i preferuari i presidentit Laporta, por spanjolli i kombëtares belge edhe pse me një pagë modeste prej 1.8 milionë eurosh është shumë i shtrenjtë për buxhetin e rrënuar të Barçës.

KSAVI – Është i preferuari i të gjithë klubit, por jo i presidentit për shkak të mbështetjes që ish-mesfushori i Barçës i bëri në fushatë kundërshtarit të Laportës.

GAJARDO – Trajneri i River Plejtit duket një mundësi reale, i aftë të përballojë dhe presionin. Ajo që e favorizon është se nuk ka kërkesa shumë të larta financiare.

PIRLO – Ish-trajneri i Juventusit do ta pranonte me kënaqësi një ftesë të Barcelonës. Teksa dhe vetë Barcelona është e interesuar, duke qenë se ai është një nga zgjedhjet më të lira në treg. Ajo ç’ka e favorizon italianin është se dhe Laporta e pëlqen.

Related posts

Gattuso i “fiksuar” pas këtij sulmuesi që po mahnit futbollin

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea shkëlqen në Premier, Ziyech dhe Werner me shifra të frikshme

Delo.autor

I MORËN KREUN KAMPIONËVE TË ITALISË/ Shikoni si festojnë tek Interi, edhe pse momental (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment