Futboll La Liga Sport

Formacionet zyrtare/ Barça pret Huescan në La Liga për herë të parë në histori

Barcelona e ka nisur sezonin e ri ashtu siç shumë persona mund ta kenë pritur, me dy fitore nga po aq takime, duke e çuar në 37 ecurinë e ndeshjeve pa humbje në shtëpi në La Liga. Kampioni në fuqi sot do të ketë punë me klubin që është promovuar në La Liga, ligën elitare spanjolle, për herë të parë në histori të tij, në një ndeshje që nis në orën 18:30.

Përkundër dy ndeshjeve të vështira në sezonin e parë të saj në La Liga, Huesca ka befasuar duke e mposhtur Eibarin 2-1 dhe duke barazuar me Atletico Bilbaon, përkundër se po humbiste 2-0.

Barcelona pati nevojë për VAR=in për t’i siguruar pikët e plota ndaj Valladolidit javën e kaluar, pasi falë teknologjisë së vijës së golit, kundërshtarit të saj iu anulua një gol i vonshëm i barazimit.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Related posts

MILAN-CAGLIARI/ “Kuqezinjtë” dyfishojnë shifrat, shënon Paqueta

Delo.autor

E PASKA EKZAGJERUAR/ Mertens ndez “shkëndijat” me Liverpoolin: Pse është e veçantë kjo…?

Isa.Autor

Spalletti: Roma bëri një ndeshje perfekte ndaj Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment