Futboll Sport

FORMACIONET ZYRTARE/ Panucci i beson një debutuesi, shiriti sërish ndryshon krah

Në orën 20:45 do të zbresë në fushën e blertë përfaqësuesja e Shqipërisë, e cila do të ndeshet me Izraelin. Pak minuta më parë është zbuluar dhe formacioni zyrtar.

Në portë Strakosha e ka fituar balotazhin me Berishën, i cili e ka humbur vendin e tij tek Atalanta. Në mbrojtje Hysaj sigurisht që është i paprekshëm nga e djathta, ndërsa në qendër do të jetë Veseli ai që do të vendoset përkrah Gjimshitit. Në të majtë është surpriza e madhe, pasi nuk është kapiteni Ansi Agolli, i cili ishte përkrah trajnerit italian në konferencën për shtyp, por Egzon Binaku. Lojtari i Malmoes do të zbresë për të parën herë në fushë me fanellën kuqezi.

Në qendër të mesfushës rikthehet garda e vjetër me Xhakën vendoset së bashku me Bashën e Memushajn. Nga krahët do të pozicionohen Gavazaj dhe Hyka, që duket se janë lojtarët më në formë, edhe për faktin se kanë pasur minuta në klubet e tyre.

Në Sulm Guri do të ketë për detyrë që të bëhet rreziku i portës izraelite. Edhe shkodrani luan për të parën herë në një ndeshje zyrtare me Kombëtaren e Shqipërisë.

Kapiteni i skuadrës do të jetë Hyka, i cili është lojtari me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi, duke ndjekur rregullin e vendosur nga trajneri italian.

Related posts

SHËNON GOLIN E FITORES ME SHEFFIELD/ Aktorja pornografike e fton për fundjavë 23-vjeçarin (FOTO)

Delo.autor

PROTAGONIST NË KROACI/ Sahiti dhuron asist fantastik në ndeshjen kundër “bandës” së shqiptarëve (VIDEO)

Delo.autor

PAS DËMTIMIT ME KOMBËTAREN/ Cristiano Ronaldo: E njoh trupin tim dhe kthehem pas dy javësh

F.autor

Leave a Comment