Futboll La Liga Sport

ZIDANE NDRYSHON QENDRIM/ Heq dorë nga Pogba për të transferuar ‘yllin’ e madh

Real Madrid nuk ndalet në merkato.

Pas transferimit të Eder Militao, Luka Jovic dhe Eden Hazard, Zidane po kërkon të transferojë një tjetër mesfushor, ndërsa prej kohësh Paul Pogba ka qenë shënjestra kryesore e tij.

Sipas “Mirror Football”  trajneri francez ka hequr dorë nga shërbimet e bashkëkombësit të tij, pasi tani është i fokusuar në transferimin e Christian Eriksen.

Danezi ka disa sezone që po tregon formë të lartë te Tottenham Hotspuri, prandaj Zidane ka ndryshuar mendim duke e kërkuar me ngulm transferimin e tij.

Por, për ta realizuar transferimin e Eriksenit, Real Madridi duhet t’i paguajë skuadrës britanike rreth 150 milionë euro.

Related posts

NDODH NË KROACI/ Tifozët e ekipit të Myrto Uzunit: Jo VERË, duam GJAKUN E SERBËVE

Isa.Autor

SUPER NDESHJA CITY-UNITED/ “Djajtë e Kuq” barazojnë, shënon blerja e kritikuar (VIDEO)

F.autor

Befason presidenti i Napolit, pas Barit kërkon të blejë edhe klubin kroat

Isa.Autor

Leave a Comment