Futboll Sport

Formacioni më i mirë i Nations League/ SHQIPËRIA e ka një përfaqësues në mbrojtje

Kompeticioni më i ri i UEFA, Nations League, do të nisë rrugëtimin këtë javë. “Skysport” ka publikuar formacionin më të mirë të këtij turneu, por me një ndryshim. Nuk flitet në lidhje me lojtarët aktivë, por trajnerët. Kush nga trajnerët e skuadrave kombëtare që kanë luajtur vetë futboll meritojnë vendin në këtë listë.

Shqipëria ka përfaqësuesin e saj, pasi trajneri Christian Panucci i ka bërë vend vetes në këtë listë. Ai u përzgjodh në të djathtë të mbrojtjes. Nuk kishim dyshime, pasi karriera e tij si lojtar ka qenë fantastike, problemi ynë qëndron te ajo çfarë po bën si trajner. Megjithatë, mund të mburremi pak me kryepankinën tonë.

Në portë është vendosur trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov. Nuk kishte shumë konkurrencë në këtë pozicion dhe rusi e fitoi garën. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Panucci, ndërsa qendra iu besua Ronald Koeman-it të Holandës së bashku me numrin një të stolit të Skocizë, Alex McLeish. Ky i fundit la në “stol” anglezin Gareth Southgate. Skocia nis festën. Në krahun e majtë të mbrojtjes u vendos Luis Enrique. Nuk kishte dyshime për teknikun e Spanjës.

Mesfusha e përbërë me 4 lojtarë, sheh në krahun e djathtë, Martin O’Neill të Irlandës, që ka si mbështetje në qendër kampionin e botës, Didier Deschamps. Francezit i duhet të kombinojë me Robert Prosineckin, teknikun e Bosnja Hercegovinës. Në krahun e majtë u vendos Rayn Giggs, trajneri i Uellsit.

Sulmi nuk kishte shumë dilema, pasi Roberto Mancini dhe Andriy Shevchenko janë një dyshe e frikshme. Nëse do të luanin të gjithë trajnerët së bashku në kohën e tyre, e sigurt që kupa e Nations League do ta gjente që tani fituesin e saj.

Related posts

E TRISHTË/ Ikona e “bodybuilder” gjendet i vdekur, sporti në zi për 37-vjeçarin

Delo.autor

“NUK PAJTOHEMI ME KËTË TEATËR TË SHËMTUAR”/ “Ultrasit” e Tiranës të zhgënjyer pas humbjes në Kupë

Delo.autor

E FORTË/ “Shkëndija” mes SHQIPËRISË dhe KOSOVËS, lojtari “ndërron mendje”

Isa.Autor

Leave a Comment