Futboll Sport

MESSI APO MARADONA? Maradona Jr: Nuk krahasohet “tokësori” me “jashtëtokësorin”…

“Diego është Zoti i futbollit, Leo është më i miri midis qenieve njerëzore”. Diego Armando Maradona Jr. nuk ka dyshime kur pyetet për babanë e tij dhe dualitetin historik me Leo Messin. “Për shkak se nuk mund të krahasosh tokësorin me jashtëtokësorin, është e pamundur”, – përsërit napolitani 33-vjeçar. Ishte pikërisht ai, djali i “Dorës së Zotit”, një tifoz i shkëlqyeshëm i Napolit, që foli ekskluzivisht për “Sport” para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kundër Barçës, më 8 gusht.

A është Leo, më i miri i kësaj epoke?
Sigurisht. Unë e adhuroj Messin, sot ai është më i miri nga të gjithë. Cristiano Ronaldo nuk është as afër tij. Kush e kritikon atë në Argjentinë nuk kupton asgjë për futbollin. Babai im e do shumë dhe flet me mua shpesh për të. Leo është një yll dhe gjithashtu…, lojtari i dytë më i mirë në histori.

I dyti?
Po, i dyti. Messi është një fenomen, por askush nuk është i krahasueshëm me babanë tim. Nuk mund të krahasosh tokësorin me jashtëtokësorin. Mund të themi se Maradona është Zoti i futbollit, ndërsa Leo më i miri midis qenieve njerëzore. Na vjen keq, por askush nuk do ta arrijë nivelin e babait tim. Është e pamundur.

Cilin vendosni të tretin?
Ronaldon, fenomenin e vërtetë. Pas këtyre të treve, pastaj vijnë gjithë të tjerët, megjithëse Cruyff meriton një kapitull të veçantë për shenjën që la në filozofinë e futbollit. Hollandezi arriti ta ndryshojë vetë këtë sport.

Related posts

VDEKJA E LEGJENDËS SË NBA/ Deklarata shokuese: Kobe Bryant duhet të vdiste, ishte përdhunues

Delo.autor

STATISTIKAT/ “Jashtëtokësori” ka shansin e artë, por Brazili i është bërë “makth”

Delo.autor

Barzagli i dëmtuar/ Juventus i përgjysmuar ndaj Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment