Futboll Seria A Sport

Ndaj MILANIT pa “busull”/ ROMA po vuan ndryshimet e merkatos, N’ZONZI KATASTROFAL

Pak përpara fundit, nga një gabim kolosal i N’Zonzi, lindi goli i Milanit në minutën e fundit, që u shënua nga Patrick Cutrone. E gjithë paraqitja e Romës dje, në fakt, ishte për tu harruar. Përveç episodeve të caktuara, bardhekuqtë dje thuajse nuk njiheshin.

Shumë pikëpyetje për Di Francescon, i cili kërkonte shpesh nga Kardsrop dhe Kolarov të ndihmonin 3 qendërmbrojtësat, për të evituar dominimin si në pjesën e parë me Atalantan. Në atë ndeshje, ekipi i Gasperinit gjuajti 15 herë portën kundërshtare. Por, fatkeqsisht për Di Francescon, edhe me Milanin, skuadra vuante shumë, duke patur vështirësi edhe për të dalë në sulm.

Sigurisht, një arsye e fortë janë dhe transferimet e shumta të bëra këtë verë, të cilët nuk janë lidhur akoma si duhet me njëri-tjetrin. Tek ekipi kryeqytetas, shpresojnë se 2 javët e pushimit, ku do të luajnë ekipet Kombëtare, do të jenë ndihmë e madhe për Eusebio Di Francescon për të korrigjuar problemet në skuadër.

Related posts

Ish-mesfushori legjendar, Seedorf​: Neymari bëri mëkat të tmerrshëm kur u largua nga Barcelona

Isa.Autor

E BUJSHME/ Trajneri Koeman “i pret krahët” Messit, del kundër blerjes së Agueros

Delo.autor

U NDA NGA JETA LEGJENDA ITALIANE/ “Gardiani” Buffon përshëndet Paolo Rosin në mënyrë të veçantë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment