Bundesliga Futboll Sport

GJERMANIA NË KAOS/ Low i rikthehet “përjashtimit” të Sane dhe i “shkel syrin”…

Joachim Low ka lavdëruar Leroy Sane për reagimin e treguar te Manchester City, pas mbetjes së tij jashtë Kupës së Botës. 22-vjeçari shënoi 14 gola në të gjitha garat dhe regjistroi 17 asiste, pasi skuadra e Pep Guardiolës fitoi titullin e Premier League dhe “Carabao Cup” në sezonin e kaluar. Kjo paraqitje e bëri atë “Lojtari i Ri i Vitit” në kampionatin e Anglisë. Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për Low, i cili tha se ish-lojtari i Schalke nuk përshtatej me planet e tij për Kupën e Botës.

Sane u kthye rregullisht në kombëtaren gjermane për Ligën e Kombeve. Kur e pyetën për të në “FIFA’s The Best Awards”, Low nuk pranoi të tërhiqej nga vendimi i tij i diskutueshëm për Kupën e Botës, por lavdëroi qëndrimin e sulmuesit të krahut që prej asaj kohe: “Atë vendim mora atëherë, por sigurisht që ne e dimë se Sane ka një të ardhme të mirë. Ai ka shpejtësi të jashtëzakonshme, por ende mund të rritet si lojtar. I është kthyer motivimi i duhur dhe shpresoj se do të bëjë mirë për Gjermaninë, muajin dhe vitin e ardhshëm”.

Duke folur për të ardhmen e tij, trajneri Low pranon se mund të tundohet të menaxhojë një ditë në Premier League. 58-vjeçari mori vendimin për të qëndruar në stolin e Gjermanisë, pas dështimit në Kupën e Botës së Rusisë, duke respektuar vazhdimin e kontratës katërvjeçare, të nënshkruar vetëm në maj.

Megjithatë, Low pranon se mund ta rishohë atë marrëveshje dhe mund ta konsiderojë të ardhmen e tij pas Kampionatit Europian të vitit 2020: “Sigurisht, Premier League është gjithmonë interesante, një ligë shumë e mirë, por le të shohim. Nuk mund të them për momentin se çfarë do të ndodhë për dy vite. Do të shohim më tej”.

Related posts

U BË VIRALE/ Flet djali që luante me ushtarët britanik: Nuk e dija që ekzistonte kjo FOTO…

Delo.autor

I “ÇMENDUR” PAS YLLIT ARGJENTINAS/ Hazard: Shpresoj që të shohim në fushë…

Delo.autor

PO MAHNIT TURQINË ME FORMËN E MOMENTIT/ Ja si u vlerësua Vedat Muriqi për këtë javë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment