Futboll Kombëtarja Sport

Gjimshiti me sytë nga Panucci: Mbaj “peshën” e mbrojtjes po luajta, synojmë vetëm FITOREN

Berat Gjimshiti ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Izraelit. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare deklaroi:

“Jo, s’kam asnjë problem. Ka qenë zgjedhje taktike e trajnerit. Unë isha me karton dhe ai futi një sulmues për të ndryshuar lojën. Unë kam ardhur në Kombëtare për të dhënë maksimumin. Unë s’vij këtu për të thënë që dua të vij titullar.

Mendoj se unë do të jem lojtari që do të mbaj “peshën” e mbrojtjes, bashkë me Mërgimin që ka më shumë eksperiencë. Megjithatë këtë e di trajneri nëse do të luaj ose jo. Video-analizën nuk e kemi parë akoma. Mendoj se lojtarët shkojnë mirë me trajnerin dhe së bashku me trajnerin do të shohim ku çalojnë dhe ku jo ata.

Objektivi i çdo lojtari është që të arrijmë sa më shumë sukses. Më pas të shohim se çdo të ndodhë. Ne do të japim maksimumin siç e thashë në fillim. Diferencat e trajnerëve mes tyre janë të ndryshme. Çdo njeri ka karakterin e vet. Në Kombëtare është ndryshe nga skuadrat që luajmë. Ne këtu japimk maksimumin që kërkon trajneri Christian Panucci.

Edhe kur kam qenë vjet te Benevento kemi luajtur me 3 mbrojtësa. Nuk është problem për mua të rreshtohemi me 3.

Ne mbajmë mend ndeshjen e parë këtu, por megjithatë do të përsërisim sfidën e dytë atje ku fituam në një takim që dominuam. Ne si futbollistë duhet të jemi të përgatitur që të bëjmë dy ose tre sene bashkë. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin.

Çdo njeri vendos vetë për Kombëtaren. Unë e ndjej veten pjesë e familjes së kombëtares shqiptare. Çdokush e di vetë si vendos për vete. Unë mund të them që të luash për Kombëtaren, duhet dhënë maksimumi. Është e rëndësishme të rregullojmë gabimet që kemi bërë në të shkuarën”, përfundoi ai.

Related posts

Gattuso i qetë rikthehen Calabria dhe Romagnoli kundër Juventusit në Torino

Sadik.Autor

(VIDEO) ‘Një jetë’ tek kuqezinjtë, Gattuso surprizohet nga Milan për 40 vjetorin

Q.Autor

E BUJSHME/ Shevçenko do të drejtojë skuadrën e Serisë A, por nuk është… Milani

Delo.autor

Leave a Comment