Futboll Sport

Pekerman largohet nga Kolumbia, mbrapa qëndron Argjentina e cila ndodhet në KAOS

Jose Pekerman nuk është më trajneri i Kolumbisë. Argjentinasi është larguar përfundimisht nga stoli i Los Cafeteros. Lajmi është publikuar nga Federata Kolumbiane e Futbollit dhe në këtë vendim të papritur të Pekerman për t’i thënë lamtumirë Kolumbisë mendohet se mund të jetë Argjentina.

Mediat flasin për një rikthim të 69-vjeçarit në stolin e përfaqësueses albiceleste të cilën Pekerman e ka drejtuar në periudhën 2004-2006. Pekerman largohet nga stoli i Kolumbisë pas 6 vitesh.

Ai i kualifikoi Los Cafeteros në dy Kupa Bote, madje në 2014-ën në Brazil e çoi skuadrën deri në çerekfinale që është edhe arritja më e madhe e Kolumbisë në një Botëror. Në Rusi 2018, Kolumbia kaloi grupin por më pas u eliminua nga Anglia në raundin e 1/8-ave pas goditjes së penalltive.

Related posts

Ndeshja ndaj Numancias/ Zidane lë jashtë grumbullimit lojtarët më të rëndësishëm të Realit

Q.Autor

ZANIOLO NUK FAL/ Roma përfiton nga mbrojtja katastrofë e “Kuqezinjve”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi “Bardheblu”, Prishtina nderon legjendën e saj

Delo.autor

Leave a Comment