Futboll Sport

GODITJA HORROR/ RUDIGER shpjegon ndërhyrjen ndaj PAVARD: Ja pse e bëra… (VIDEO)

Kompeticioni më i ri i UEFA-s i pagëzuar si Liga e Kombeve ka ngritur ditën e djeshme siparin. Golat, spektakli dhe emocionet nuk munguan, ndërsa pjesë e saj u bë dhe rivaliteti midis skuadrave në fushë.

Episodi më i rëndë u shënua në takimin e mbrëmjes mes Gjermanisë dhe Francës, me mbrojtësin e “Gjelave” Pavard i cili kishte një përplasje të ashpër me homologun e tij te “Pancerat” Antonio Rudiger. Ky i fundit ndërhyri ashpër ndaj mbrojtësit të Stuttgard, duke i krijuar këtij të fundit një plagë në pjesën e qafës.

Për këtë Rudiger ka shprehur indinjatën e tij, ku përmes një statusi në “Tëitter” i ka kërkuar falje Pavard.
“Më vjen keq për Pavardin. Faulli nuk ishte i qëllimshëm”. I kam kërkuar falur atij menjëherë. Tani unë dua t’i uroj atij një shërim të shpejtë”.-shkruan mbrojtësi i Chelsea në rrjetin social.

Faulli ndodhi pas vetëm tre minutash lojë, ndërsa takimi përfundoi me shifrat e barabarta, 0-0.

Related posts

Betejat në Shkodër e Kamzë, trajnerët zgjedhin ”luftëtarët”

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Maradona ka edhe tre fëmijë të tjerë në Kubë, ja çfarë pritet

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Napoli ofertë 50 milionë euro për Icardin, vjen përgjigja e Marottës

Delo.autor

Leave a Comment