Champions League Futboll Sport

BARCELONA-INTER/ Një përballje klasike e dekadës së fundit në Champions

Përsëri rivalë, përsëri njëra përballë tjetrës. Barcelona dhe Inter do të sfidohen mbrëmjen e sotme në Camp Nou për t’i dhënë jetë kapitullit të radhës të një përballjeje të gjatë që, të paktën ë Champions League, është kthyer në një sfidë klasike në dhjetë vitet e fundit. Sfidat mes këtyre dy ekipeve nuk janë kurrë banale dhe shpesh zhvendosen edhe në merkato.

Nga Ronaldo (Fenomeni) te këmbimi Ibrahimovic-Eto’o, duke kaluar nga Maxwell, Rafinha dhe Montoya, operacionet mes këtyre dy klubeve kanë qenë të shumta. Kontaktet mes tyre nuk kanë munguar as këtë verë dhe mund të vazhdojnë në dy sesionet e ardhshme të merkatos.

Inter, për shembull, ka provuar gjithë verës për të marrë të paktën njërin prej dy mesfushorëve të Barçës, Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic. Të “shkarkuar” nga Valverde në disa konferenca për shtyp, klubi katalanas ka kërkuar shifra të paarritshme për arkat e zikaltërve dhe në fund kanë qëndruar në Barcelonë.

E njëjta gjë ka ndodhur me Milian Skriniar dhe Stefan de Vrij. Drejtuesit e katalanasve janë informuar disa herë për dy mbrojtësit zikaltër, por Marotta dhe Ausilio kanë refuzuar pa u menduar dy herë.

Në fund është Lautaro Martinez, i cili ka qenë një nga objektivat kryesorë të Barçës për pjesën më të madhe të verës. Në kontratën e argjentinasit me Inter-in është një klauzolë 111 milionë euro, që është konsideruar shumë e lartë nga katalanasit.

Tani, zikaltrit synojnë t’ia rinovojnë kontratën duke e rritur shifrën e klauzolës ose duke e eliminuar atë. Me pak fjalë, nëse Barcelona e do, do të duhet të ulet në tavolinë për të negociuar. Gjithsesi, para se kjo të ndodhë fjala i kalon fushës, sepse ecuria e dy ekipeve në këtë Champions kalon vetëm nga aty.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Arsenal tenton super goditjen, ja oferta që ka bërë për yllin e rivalëve

Delo.autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Allegri merr lajmin e mirë, ja kush rikthehet në stërvitje

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester City mendon për të ardhmen, siguron dy talente. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment