Futboll Premier League Sport

Guardiola lavdëron “magjikun spanjoll”: I rëndësishëm për ne, tani radha e…

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka falënderuar mesfushorin spanjoll David Silva për ndeshjen e tij të 350-të me fanellën e skuadrës së “qytetarëve”, të cilën e kurorëzoi edhe më një gol në fitoren 3-0 ndaj Fulham. “Nëse një lojtar arrin këto shifra do të thotë se ka qenë besnik, ka qenë i shëndetshëm dhe i aftë mendërisht . David meriton të arrijë këto rezultate”, tha Guardiola për patriotin e tij.

Më tej, duke folur për fitoren dhe paraqitjen në Premier League, trajneri spanjoll shprehet: “Duhet të jemi gjithnjë në formë për të fituar titullin, duke ruajtur edhe ritmin e skuadrave të tjera pretendente. Është e rëndësishme që kush luan në fushë të jetë gjithnjë gati dhe unë jam i kënaqur nga reagimi i skuadrës. Goli i shpejtë i Sterling na e bëri më të lehtë ndeshjen. Tani përgatitemi për Champions”, tha Guardiola.

Related posts

PIKETOJNË PËRFORCIMIN E RADHËS/ Bavarezët gati 100 milionë euro për yllin e Juventusit…

Delo.autor

Bonucci: Eliminimi nga Suedia, zhgënjim i jashtëzakonshëm! Asgjë e vërtetë nga Cardiff

Q.Autor

CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË”/ Mbrojtësi Van Dijk “thumbon” keq CR7, ja përgjigja e tij

Delo.autor

Leave a Comment